Mos po kerkohet ma shume apo ma pak prej nxeneseve, se sa u ipet atyre gjate vleresimit e notimit?

Kerkesat ndaj nxenesve zakonisht vijne nga larte poshte, ne vend qe te ndodhe e kunderta, te behen kerkesa edhe nga poshte larte prej nxenesve. Ne kete hierarki kerkesash, viktime po bije nxenesi e jo mesimdhenesi, menagjusi i shkolles, Drejtori i Drejtorise Komunale te Arsimit dhe Ministri i Arsimit, te cilet jane pergjegjes kryesor, per te mirat e te kqijat, qe i ndodhin shkolles mesimit, suksesit te nxenesve ne mesim dhe disiplines se tyre.
T`i kerkosh nxenesit me shume apo ma pak se, sa i ke ofruar kushte e mundesi per dituri, krijohet nje padrejtesi me kerkesat e mesimdhenesve gjate cilesimit te tyre. Kjo dukuri negative thuaja se, eshte bere mode per realitetin e shkolles shqipe ne nivel kombetar. Pak i ofrohen nxenesit kushte per mesim, pak punohet me nxenesin, pak i ofrohet ndihme atij e udhezime, pak bashkpunohet me te, pak, te mos them aspak i ofron kushte shkolla, klasa dhe ambienti ku e bene punen mesimore nxenesi, pak, te mos them aspak e joshin nxenesin per mesimnxenje tekstet shkollore dhe literature ndihmese, te cilave u ka kaluar koha e perdorimit dhe jane te zhveshur tersisht nga paisja udhezuse e teknologjise pedagogjike e psikologjike se, si duhet te mesohet ne menyre sa ma efektive neper ato tekste. Lehte eshte te kerkohet nga nxenesi, por veshtire eshte ti apim atij, ate qe i duhet dhe ka nevoje per te. Nxenesit cilesohen ne forme fushate, jo ne menyre sistematike, cilesohen ne menyre simpatike e antipatike, sipas aferive familjare e kolegiale dhe menyrave tjera jo parimore, duke i ndeshkuar me note negative apo duke i shperblyer me note pozitive, merite e pa merite, edhe kure mesimedhenesi nuk e ka kryer punen si duhet dhe sa duhet ne procesin e rregullt mesimor, pa u ofruar nxeneseve perkrahje e udhezime permes mesimit plotesues, per t`i avansuar ma tutje ata qe nuk e kane realizuar si e sa duhet planprogramin mesimor, edhe pse nuk u ka ofruar mesim shtues apo suplimentar atyre nxeneseve qe e kane realizuar me sukses planprogramin e rregullt mesimor. Do te thot, ne te dyja rastet e notimit dhe cilesimit, pozitivisht apo negativisht, nuk e kane deshmuar veten qe kane edhe aqe te drejte, per ti ndeshkuar apo shperblyer nxenesit tane me nota pozitive e negative, rrethe menyres se kerkesave qe ua bejne atyre gjate notimit e cilesimit.
Pak ose aspak, arsyetohet shperblimi i nxenesit me note pozitive gjate kerkesave per cilesim e notim, nese nxenesve qe kane perparuar shume ne realizimin e planprogramit te rregullt, nese nuk u eshte ofruar gjate vitit edhe mesim suplimentar apo shtues, sipas progresit qe e kane treguar nxenesit ne mesim gjate vitit.
Pak ose aspak, arsyetohet ndeshkimi i nxenesit me note negative gjate kerkesave qe ua bejne mesimdhenesit per cilesim e notim, nese nxenesve qe kane ngece prapa ne realizimin e planprogramit, nuk u eshte ofruar kurrfar ndihmese e keshille, permes mesimit plotesues, sqarues e perforcues.
Te dyja keto raste, nuk perfillen fare ne shkollen tone shqipe gjate cilesimit e notimit te nxenesve dhe dita dites po perhapet anarhi e madhe duke harruar fare kerkesat e parimeve perplote kritere pedagogjiko-psikologjike dhe didaktiko-metodike, te cilat duhet respektuar gjate notimit dhe cilesimit te nxenesve, qe te behet sa me objektiv e real ai cilesim e notim.
Lexuesi im i dashur, nuk eshte e drejte morale, ligjore, pedagogjike e psikologjike, te kerkohet me shume ose me pak , se sa u eshte dhene nxenesve gjate procesit edukativo-mesimor. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje