Kolegjet private ne trojet shqiptare po u“konkurojne” Univerziteteve Shtetnore me “cilesine”e tyre

Edukata e arsimi kerkojne vullnet, dashuri, pune te palodhshme sistematike dhe respekt nga ata qe e kane pergjegjesi dhe e levrojne sa ma ndershem kete fushe, duke e menagjuar dhe transmetuar tek gjeneratat e reja te kombit tone, gjithnje duke ia ruajt shejntrine edukuese e arsimore, qe e kane per njerezimin e kesaje bote, e ne veqanti per kombin tone, i cili e ka patur me kimet gjithmone dijen, edukaten dhe arsimin, te cilat naj ndaluan pushtuesit tane mijavjeqare.
Runa o Zot, prej konkurences plaqkitese te kolegjeve private, te cilat po themelohen ne trojet shqiptare sikur kepurdhat pas shiut! Kjo perhapje e ketyre kolegjeve, ka marr permasa marramendese, thua se kombi shqiptar ka me miljana banore, me miljana siperfaqe te trojeve te veta. Thuja se e ka nje ekonomi shume te zhvilluar e te persosur, thuja qe e ka nje treg pune, i cili i kerkon qinda e mija te rinje e te reja per punesim, dhe nuk ka te ndalur me hapjen e vendeve te reja te punes, pa dallime partiake, farefisnore e grupore!
Prisit e ketyre kolegjeve, moton kryesore e kane, bej propagande mashtruese sa ma shum, per ta joshur rinine tone t`i frekuentojne ato kolegje, te cilat i stolisin frekuentusit me grada te ndryshme, merite e pa merite, sa qele e meshel syte, pa kurrfar kriteri ne cilesim, pa kurfar kriteri ne ofrimin e njohurive te ndryshme edukative e mesimore. Keto kolegje po funkcionojne me licence e pa licence, pa kritere te forta professional, pedagogjike, psikologjik e metodologjike per hapjen e tyre. Edhe kur marrin ate licence te korruptuar funde e krye, nuk ofrohen kushtet qe duhet ofruar sipas kritereve, per numrin e regjistrimit te studenteve, per suksesin te cilin e posedojne ata dhe a e meritojne te pranohen neper ato departamente ku regjistrohe, qe neser edhe pse plaqkitet gjepi i tyre, nuk kane ku te punsohen, perpos te behen kamarier, punetor sigurimi e puntor krahu me diplome, per ta siguruar buken e gojes dhe ajo nuk eshte e siguruar per te gjithe.
Kush mund te me thote se, gjendja eshte ne rregull neper keto kolegje, kur mesimdhenesit e tyre edhe pse i kane marr gradat qe ua bejne te mundeshme te ligjerojne neper ato kolegje, shume pak qe mos te them aspak, prej atyre mesimdheneseve i kane tekstet e tyre personale te ligjerimit, apo sepaku te jete emri i tyre ne publik permes ndoj vepre shkencore te botuar. Ne vend te ketij kriteri, mesimdhenesit e ketyre kolegjeve u ofrohen skriptoreve dhe fotokopjone tekste te autoreve te ndryshem dhe ua shesin studenteve te tyre. Lehte eshte te marrish grada dhe oficer te behesh , por shume veshtire eshte ta kryesh me ndere e profesionalisht detyren e shejte te mesimdhenesit.
Lexuesi im i dashur, dhashte Zoti mend aty ku nuk ka, duke u nisur nga une si ish mesues tani ne pension, e deri ne majat me te larta ku jetojne e veprojne shqiptaret! I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje