Jane apo jo ne nivel te duhur tekstet e plan-programet tona shkollore e univerzitare?

A po na sherbejne si duhet tekstet e plan-programet tona shkollore e univerzitare ne nivel kombetar, si mjete dhe burim themelor i njohurive per kohen dhe per kerkesat qe dalin nga koha, neper lende te ndryshme mesimore, enkas sipas klaseve, drejtimeve e profesioneve te percaktuara shkollore e univerzitare? A po hartohen dhe perpilohen tekstet dhe literatura shkollore ne perputhje me planeprogramet apo korikulat ekzistuese, edhe ashtu te pergatitura jo profesionalisht ne nivel kombetar, por sipas tekave te profitereve, qe u ka ardhe shanca per perfitime te pa ndershem ? A po formesohen tekstet e plan-programet e niveleve te ndryshme sipas drejtimeve e profesioneve shkollore dhe apo mbeshtetet hartimi dhe perpilimi i tyre, ne parime didaktiko-metodike dhe metodologjike, gjate formsimit dhe perpilimit te tyre? A po perpilohen ato ne mbeshtetje te aftesive psikofizike dhe moshes se nxenesve tane e studenteve neper nivele te ndryshme te shkollimit, sipas drejtimeve e profesioneve shkollore e univerzitare? A po perputhen dhe apo hartohen e perpilohen ato, enkas sipas menyres se shkollimit, qe eshte ndare ne nivele shkollash te ndryshme profesionale, te pergjithshme dhe artistike ? A jane apo jo tekstet, literatura dhe plan-programet tona shkollore e univerzitare te paisura me teknologji te duhur pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodologjike sipas kohes dhe sipas kerkesave profesionale e shkencore? Permbajtjet e njesive mesimore neper keto tekste shkollore e univerzitare, apo i bejne balle kohes dhe sa po i plotesojne nevojat dhe kerkesat e nxenesve dhe studenteve tane, qe te pergatiten sa me mire per nje te ardhme ma te lumtur, ma te frytshme e ma te dinjitetshme? Sa po merret ne konsiderate nga kompetentet e arsimit, respektimi i te gjitha ketyre parimeve qe u permenden ma larte, per te hartuar vertete tekste e korikula te moderuara, enkas perpjekjeve qe po behen, gjëja per ta reformuar arsimin tone kombetar dhe per t`i trajnuar mesimdhenesit nga akter jo profesional, per keto qeshtje vitale te procesit edukativo-mesimor? A jane te kordinuar mes veti ministrija e arsimit, drejtorite komunale dhe entet e ndryshme per botimin dhe sugurimin e teksteve e literatures shkollore dhe mjeteve te ndryshme mesimore?
Lexuesi im i dashur, tekstet tona shkollore parauniverzitare e univerzitare, literatura e doracak udhezues per mesimnxenje e mesimdhenje, mjetet e ndryshme mesimore dhe korikulat apo planprogramet e niveleve nga entet parashkollore e deri tek univerzitetet tona, po presin me padurim, qasjen e hartimit te tyre nga njerez kompetent, pergjegjes dhe profesionist e te pergatitur per kete qeshtje shume delikate dhe serioze, e cila kerkon nje perkujdese te shtuar, serioz e shkencor, mbeshtetur ne kerkesat bashkohore pedagogjike, psikolgjike, didaktike, metodike dhe metodologjike. I juaj, mesuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje