Shejntria dhe shemtia e punes se mesuesit demonstrohet permes menyres se angazhimit te tij me nxenes
Mesuesi i cili punon me vullnet, dashuri e perkushtim ne profesionin e tij dhe i pergatit nxenesit per nje te ardhme ma te mire, vertete e ruan si syte e ballit shejnterine kombetare te profesionit te mesuesit dhe misionit te tij permes demonstrimit e reformimit te perhershem te punes gjate procesit mesimor-edukativ me nxenes. Po se beri kete mesuesi, ne vend te shejnterise demonstron shemtine e punes se tij para nxenesve.
Dikur shejnteria e punes se mesuesit qendronte ne pozicionin e tij si burim informacioni dhe si mase per gjithçka.Tani kesaje forme i ka kaluar koha, sepse mesuesi ne kohen e sotit, më shume eshte nje udheheqes, organizues e bashkpuntor ne mesim, i cili i udhezon dhe i ndihmon nxenesit e vete per te kerkuar ne menyre te pavarur informacione me ndihmen e tij, se sa qe eshte burim informacioni dhe mase per gjithcka. Ai i ndihmon nxenesit dhe i keshillon ata, se si te zgjidhin probleme te ndryshme, sado te nderlikuara qofshin ato gjate procesit mesimor, duke pozicionuar nxenesin ne qender te mesimit e ne qender te vemendjes. Nese veprohet e kunderta nga ana e mesuesit, punen e tije e mbulon shemtija e jo shejnteria.
Sot nuk mbrohet shejnteria e punes se mesuesit por shemtija nese mesuesi kenaqet vetem duke kerkuar nga nxenesit e tij, qe ti riprodhojne, ti zoterojne e ti memorojne ne kujtesen e tyre informacionet e gatshme, ndersa shejnteria mbrohet duke i pergatitur ata me shprehite per ta kerkuar informacionin, per te operuar me informacionet, per ti analizuar ne menyre kritike ato dhe te aftesohen ata qe ne menyre te pavarur te zgjidhin probleme te ndryshme gjate procesit mesimor, duke synuar me kembengulje zhvillimin e mendimit kritik, analitik, racional e analogjik i cili ka per qellim thithjen e ideve dhe shqyrtimin e krahasimin e ndikimit te tyre perballe ideve tjera te shumta,
Tani mesuesi e ruan shejnterine kombetare te punes se vete edukative-mesimore, nese i orienton proceset e te menduarit te nxenesve drejte niveleve me te larta te te menduarit, duke kultivuar shprehi te zgjidhjes se problemeve qe u dalin para nxenesve gjate procesit mesimor, duke kultivuar tek ata shprehi te marrjes se vendimeve ne kushte te reja e te panjohura gjate procesit mesimor dhe jasht tij, per te ardhur ne menyre te pavarur deri tek zgjidhja e problemit.
Lexuesi im i dashur, shejnteria e punes profesionale te mesuesit demonstrohet duke i ndihmuar nxenesit e vete, qe te mesojne dhe te pervetesojne sa me shume shprehi e menyra te reja dhe produktive te veprimit te tyre gjate procesit mesimor-edukativ e gjate gjithe jete e kunderta e kesaje fryme te punes, demostron shemtine. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!