Sa pak po merremi ne shqiptarët me mirëqenjen tonë mendore, fizike e shpirtërore

24. 07. 2024

Ka ardhë koha tani ose kurr të krijohet një lëvizje tek shqiptarët, që i kushtohet me seriozitet zhvillimit të përditshëm të mirëqenjës sonë mendore, fizike e shpirtërore dhe përmbysjes së modeleve negative të të jetuarit, që nuk janë të pakta tek ne shqiptarët, duke shëruar të kaluarën tonë mbushur përplot pavetëdie, me synimin më të mrë për ta kultivuar sistematikisht kulturën e vetës së vetëdishme mendore, fizike e shpirtërore.

Këtë lëvizje mund ta qojnë përpara krijusit tanë, përmes krijimit të librave shqip, që e përcjellin mesazhin sa më objektivisht e sa më kjartë tek lexusi, që ti kushtohet me seriozitet zhvillimit të përditshëm të mirëqenjes së vet mendore, fizike e shpirtërore, pa ekuilibrimin e të cilave nuk ka jetë të lumtur, të begatshme e të dinjitetshme. Ekuilibrimi i mirëqenjes sonë mendore, fizike e shpirtërore, varet tërsisht nga vetja, sepse ne mundemi të ndikojmë tek vetja, që ti qojmë përpara proceset në fjalë më shumë seq mendojmë.

Nëse nuk fillojmë të imagjinojmë një të ardhme pak më ndryshe nga e tashmja, nuk jemi në gjendje për të ecur përpara as për ta ndryshuar për të mirë të tashmen, aspak të volitëshme për jetë. Ndryshimet për të mirë tek vetja, janë të domosdoshme dhe ekzistenciale, për ta quar përpara zhvillimin dhe ekuilibrimin e proceseve mendore, fizike e shpirtërore, përmes të cilave e bagatojmë të tashmen e të ardhmen tonë të të jetuarit më njerëzishtë, më moralisht dhe më dinjësisht. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje