Pyetja e tretë: A e kemi marrë rregullën nga kultura apo nga besimi fetar
18. 11. 2024
Rregullat që i përdorim gjatë jetës, mund të kenë prejardhje nga pejsazhi ynë kulturor kombëtar, regjional ose nga pejsazhi ynë fetar e politik, si psh: Mënyra e të folurit, mënyra e shkrimit, veshmbathjes, ushqimit, martesave, varrimit, lutjeve fetare dhe mënyra e sjelljeve tona, janë rregulla që i përkasin të vërtetës relative, jo të vërtetës apsolute. Rregullat që i përdor një popull, e vërteta e tyre nuk vlenë për popujt tjerë të botës, kontinentit, regjionit, rrethit, të një vëndi, të një gjuhe, shkrimi dhe të një besimi fetar.
Mes këtyre rregullave ekzistojnë dallime të mëdha, ku më shumë e ku më pak, si dallimi në të folur e në të shkruar, në veshmbathje e në ushqim, në besimin fetar, në lutje fetare, në martesa e në varrime. Mënyra e të folurit, shkrimit, ushqimit, veshmathjes, besimit fetar, martesave, varrimit, lutjeve fetare dhe mënyra e të sjellurit, dallojnë shumë mes njerzëve të botës, sepse pejsazhi i tyre kulturor, kombtar, fetar, regjional e kontinental, ka dallime të mëdha në planetin tokë të kësaj bote njerëzore.
Rregullat e botës njerëzorer, duhet të jenë gjithmonë të ndikuara nga zhvillimi e përsosja e tyre, për të mirën e njerëzimit, gjinjë duke u liruar brenda mundësive e aftësive , që i posedojmë, nga gjepurat e kohës, që u ka kaluar afati i përdorimit të tyre, dhe sistematikisht t’i ç’instalojmë ato nga kokat tona. Rregullat e një pejsazhi kulturorë, duhet të jenë gjithmonë të hapura dhe në lëvizje për ta ruajtë freskinë e vlerave, për ti ndryshuar, zhvilluar e përparuar ato, sa më shumë. Pejsazhi ynë kulturor nëse nuk ndryshohet, zhvillohet e nuk përsoset, i ngjanë ujtë që nuk qarkullon e nuk lëvizë, i cili shëndrrohet në moqal helmues për njerëzimin, nëse përdoret për pije, për gjellëra e për pastrim.
Ti vlerësojmë vlerat e pejsazhit tonë kulguor, kombtar e fetar që i takojmë, pa e penguar rrjedhën e tyre drejtë evaluimit për të mirën e njerëzimit, duke i mbrojtur me vendosmëri, të mos infektohen ato me helmin e gjepurave dogmatike që u ka kaluar afati i përdorimit të tyre, dekada e shekuj me radhë. Nëse përdorën, e helmojnë njerëzimin. Shembuj të tillë helmues e infektues ndaj njerëzimit, kemi shumë, rreth e per qark nesh dhe më gjërsishtë nëpër botë.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!