Pyetja e dytë: A e shkel rregullën e artë apo nuk e shkel
16. 11. 2024
Rregulla e artë, mbështet vendosmërishtë parimin, “që duhet të sillemi me tjerët, ashtu si dëshirojmë të sillen ata me neve”. Ky parim i lartë njerëzor apo kjo rregull e artë, po të respektohej ashtu siq duhet mes njerzëve, bota njerëzore nuk do të kishte kurrë mes sajë divergjenca, kundërshtime, urrejte përqarje, hasmëri, dhunë, vrasje, pushtim, nënshtrim, poshtrim, luftra, gjenocid, shkatrrim total masiv, në prona, në toka, në shtëpi banimi dhe uzurpim i tokave të popujve më të vegjël e më pak të armatosur dhe më pak të përkrahur nga fuqitë e mëdha të botës.
Rregullat që i vlerësojnë padrejtësisht disa njerëz dhe i zhvlerësojnë disa tjerë, nuk janë gjë tjetër pos gjepura të mbushura përplotë djallëzira djajshë, që shkelin pamëshirshëm me dy këmbët mbi parimin e rregullës së artë: mos ua bënë tjerëve ate që nuk dëshiron të ta bëjnë ty ata. Gjepura të tilla djallëzore, që i zgjërojnë padrejtësisht ose i kufizojnë mundësit e tjerëve, duke u bazuar në ngjyrën e lëkurës, në orientimin seksual, në përkatësinë kombtare, fetare, gjinore, familjare, farefisnore, miqësore, regjionale, ose çfarëdo kriteri tjetër arbitrar, subjektiv, duke injoruar të vërtetën dhe të drejtën e barabart për të gjithë njerëzit e botës. Gjepura të tilla ka anëm anë botës dhe mes shqiptarëve, fatkeqësishtë!
Aq haptas po eksponohen edhe sot mes njerëzve të botës, sikur vite, dekada e shekuj më parë gjepurat djallëzore, me të cilat është mbushur përplotë pejsazhi ynë kulturor dhe pejsazhi kuturor i botës njerëzor, të cilat shkelin me dy këmbët brutalishtë mbi rregullat e arta: “atë që nuk deshirojmë të na bëjnë tjerët, nuk duht edhe ne tua bëjmë atyre”. Ky brutalitet është dëshmuar haptas nëpër periudha të ndryshme historike dhe po dëshmohet edhe sot nga tjerët ndaj popujve më të vegjël në numër dhe ndaj tyre mes veti, ndaj popujve më pak të armatosur, më pak të përkrahur nga fuqitë e mëdha të botës, sidomos ndaj shqiptarëve që kanë jetuar den baba den në Gadishullin e vetë Lirik, edhe kurë nuk kishte ardhacak sllav në këto troje.
“Njeriu për njeriun, vërtetë qenka ujk,” siq thot filozofi anglez Hopsi, ku edhe sot, ky veprim shtazarak sikur dje, po dëshmohet me luftën e padrejtë pushtuse të Rusisë, kundër Ukrahinës dhe popullit të pafajshëm të saj, është dëshmuar e po dëshmohet Serbia fashiste, me lutën e sajë të padrejt, gjakatare, shfarosëse e gjenocidale kundër popullit të pafashëm shqiptar, kroat e boshnjak. Raste të tilla antinjerëzore, po përhapen gjithnjë e më shumë nëpër botë, në vendë që të mbizotroi paqa, drejtësia, barazia dhe dashuria mes njerëzve të botës. Pjesa tjetër e këtij shkrimi vazhdon ditëve të ardhshme
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!