Prap po dalin në skenë kundër nesh, lakmitë e pushtuesëve tanë

23. 07. 2014- ripostim

A i thon kësaj lakmie pushtuese, barbare që e përjetuam ne shqiptarët e shumë popuj tjerë shekuj me radhë, a i thuhet civilizim evropian e botnore, apo pushtim e shkatrrim antinjerëzor?! Cfar ka kjo botë politikanësh, klerikësh fetar, që në emër të Zotit, politikës e në emër të popullit, po i pushton, devalvon e po i shkatrron vlerat më të mëdha njerëzore?! Cili është morali i tyre, që flasin në emër të politikës, në emër të Zotit dhe të popullit per parime e zhvillim njerëzor dhe për ngritje morale, kulturore, humane e njerëzore, edhe pse në esencë fjalimet e tyre janë të mbushura me urrejtje, fanatizëm, përqarje, hasmëri, vëllavrasje, pushtim e shkaterrim në masë?!

Athu kanë moral klerikët fetar dhe politikanët shtetnor vendor, rajonal e ndërkombtar, ta mbrojne nderin, integritetin, të vërtetën, paqen dhe lirine njerezore, apo nuk kane fare nderë e integritet dhe po i shkatrrojn ato në të gjithë globin, siq ka dëshmuar e po dëshmon edhe sot koha, për të bëmat shkatërruese të tyre?!

Cili ishte e na qenka synimi i selisë së shejt në Vatikan, selisë së shejt në Athinë, në Moskë e në Beograd, selisë se shejtë ne Stamboll dhe politikanëve e politikave të tyre, që Kosovën tonë martire e quajn tokë të shejt Serbe?! Mos vallë ta mbrojnë Kosovën e shqiptarët, si popull i lashtë që ka jetuar e jeton në trojet e veta, den babaden, terito që dikurë quhej Dardani, zemër në I L I R I, kur në ballkan nuk kishte malazez e mal të Zi, nuk kisht serb e Serbi, as grek e Greqi dhe as maqedon, por zote te kesaje toke ishin mbreterit Ilir, BARDHYLI, AGRONI, GENTI, ILIRI, TEUTA e shumë e shumë mbretër tjerë, që ia mbronin nderin Ilirise dhe popullit të saj, apo e kanë qëllimin këto seli të “shejta” apo seli pushtuese, ta shkatrroi fare e ta pushtoi këtë vënd e këtë popull, s’ic e kanë pushtuar e shkaterruar më parë?!

Cili ishte synimi i Turqise që na sundoi për pes shekuj me radhe, ta mbroj këtë popull apo ta shkatërroi e pushtoi, qe arrnaut na quente më parë?!

Këto pyetje i bëra për hirë të simpatizantëve shqipfolës, të pushtusëve tanë latino-romak, greko-bizantin, sllavo-odtodks e turko-aziatik, që të mendojn pak, nëse kanë mundësi dhe aftësi të mendojn, se çfarë po thojne, po shkruajn e çfarë po bëjn dhe ujt në mulli të kujt po e qojnë, duke e ndarë e përqare kombin tonë, në drejtime e sekte fetare dhe në parti politike, gjithnjë duke e akuzuar njëri tjetrin, me nofkat fyese, her si” klysh” e here si “zagar”, here si “dhelpnak” e here si “tradhtar” dhe nofka tjera të shumta fyese.

Runa o Zot prej lakmisë pushtuese të klerikeve fetare dhe politikanëve pushtues e politikaneve kuisling që bashkpunojnë me pushtuesit! Jepu mend simpatizantëve të tyre qe të shohin pak më drejtë e më njerëzisht, që mos të qesin shkumë e zjarr nga goja kundër njëri tjetrit, kundr vëllai vllaut dhe kundër njereëzimit në përgjithësi!

Lexuesi im i dashur mos prano të kesh lakmi pushtuese, përqarëse, fyese, shkatërruese dhe vrastare, pa marr parasysh a je klerik fetar, a je politikan apo simpatizant i te dy palëve. Të lutem duaje popullin tënd me cdo kusht e mbi cdo gjë, duaje atedheun, kombin dhe lirin, nëse është nevoja edhe jetën ta dhësh për te, sepse pa to askush nuk mundet të ket jetë të lumtur e të dintetshme! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje