Po ta nderoi njeriu njerinë, ai ka nderuar Perëndinë-N.F
26. 09. 2024
Thënja në fjalë përfshin një mesazh thelbësor të respektit dhe nderimit ndaj njëri tjetrit. Në këtë kontekst kurë një përson nderon ose trajton me respekt një tjetër përson apo edhe shumë tjerë, ky veprim konsiderohet si një aktë i nderimit edhe ndaj Zotit. Kjo thënje nënkupton, se respekti dhe nderimi ndaj njëri tjetrit mes njerzëve, është një mënyrë për të shprehur respektin dhe nderimin edhe ndaj Peëndisë.
Kjo thënje në epiqendër e ka inkurajimin e nderimit mes njerzëve, respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin, solidaritetin dhe dashurinë, si mënyra për të shprehur nderimin edhe ndaj Perëndisë. Në të kundërten e saj mosrespektimi, mostoleranca, mos solidariteti, jo bashkpunimi dhe jo dashuria, i jep mundësi djallit të ulet këmbkryq në kokat e akterëve të tillë , duke stimuluar përqarjen, hasmërinë dhe vëllavrasjen në kokat e tyre.
Bukur shumë është e mbushur shoqëria shqiptare me individ që në kokat e tyre është ulur këmbkryq djalli e gjadalli, duke i stimuluar ata me urrejtje, me përqarje, me xhelozi, me hasmëri dhe me vëllavrasje, mbi baza fetare, politike e regjionale. Djalli e gjadalli, individët në fjalë i frymëzon edhe në korrupcion, në nepotizëm në krim të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik dhe i frymëzon edhe në kapjen e shtetit, gjykatave, prokurorive, organet e mbajtjes së rendit e rregullit mes shoqëris son dhe kapjen e shtetit për qëllimet e veta përsonale. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!