Plagë të thella e të dhembëshme kanë shkaktuar e po shkaktojnë gjepurat e kulturës sonë politike, fetare dhe pejsazhit kulturor

02. 11. 2024

Derisa të gjallërojnë gjepurat në kulturën politike e fetare dhe në pejsazhin tonë kulturor, plagët nuk kanë shërim pos që thellohen dita ditës, duke e rritë dhembjen më të madhe shpirtnore tek shqiptarët. Plagët shërohen e dhembjet pushojnë, atëherë kurë i eliminojmë gjepurat nga kultura politike e fetare dhe nga pejsazhi ynë kulturor, duke i shlyer gjepurat nga programimi në kokat tona, që janë bartur tek ne, shekuj me radhë dhe brez pas brezi.

Si ti quajm ndryshe dëmet që naj ka shkaktuar e po naj shkakton kultura politike shqiptare përmes përqarjes, urrejtjes, divergjencave, hasmërive dhe vëllavrasjeve mes shqiptarëve, pos thellim i plagëve dhe rritje e dhembjeve, duke i zvogluar dita ditës mundësit për shërimin e plagëve dhe zvoglimin e dhembjeve, përmes aprovimit më të madh të gjepurave që i posedon kultura politike e shqiptarëve për dekada e shekuj me radhë.

A ka plagë më të thellë dhe dhembje më të madhe, pos asimilimit dhe gjenocidit shfarosës kundër shqiptarëve, të cilëve nuk u ka ndodhë pak nëpër kohë, që i ka shkaktuar e po i shkakton kultura fetare mes shqiptarëve, përmes përdorimit të ndryshëm të gjepurave të sajë, me synimin e përqarjes së shqiptarëve dhe urrejtjes mes tyre, në vëndë që të ndodh uniteti, mirëkuptimi, toleranca, bashkpunimi, solidariteti dhe dashuria, pa e marr para sysh besimin fetar krishten katolik, ortodoks dhe besimin fetar musliman islam që e posedojnë shqiptarët.

Këtë që e thash më lartë, do ta argumentoi përmes fakteve të dhemshme, por mëse të vërteta dhe të argumentuara.

Edhe sotë e kësaj dite, shqiptarët i bëjnë martesat të imponuara sipas gjepurave bindëse fetare, të cilat kanë shkaktuar e po shkaktojnë plagë të thella e dhembje të mëdha mbi baza fetare, përmes bindjes, se djali dhe vajza shqiptare duhet të martohen mes veti përmes përkatësis fetare që e posedojnë të të njëjtit besim fetar krishten katolik, ortodoks dhe të të njëjtit besim fetar musliman islam. Këtë po e dëshmon koha edhe tani në shekullin 21!

Edhe pse plagë të thella e dhembje të mëdha mes shqiptarëve, është një realitet i pamohueshëm që po i vretë shumë e më shumë shqiptarët!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje