Pesë mënyra, përmes të cilave përvetësojmë gjepura, gjatë jetës

07.11. 2024

Pejsazhi ynë kulturor, mes të cilit jetojmë është i mbushur përplotë me gjepura, që janë bartë tek ne, brez pas brezi, shekuj me radhë, të cilave u ka ka kaluar koha dhe afati i përdorimit të tyre. Pejsazhi në fjalë, ka në përmbajtjen e tij edhe rregulla të arta por jo, sa ka gjepura. Njerëzit e zakonshëm, ndjehen më komod dhe më rehat, të ushqehen përmes gjepurave të përtypura e të ripërtypura me qinda e mija herë nga gjeneratat e më parshme e deri tek gjenerata jonë.

Rregullat e arta, janë rregulla të reja që u përgjigjen besnikërisht e objektivisht kërkesave të kohës, mes të cilës jetojmë. Njerëzit e jashtëzakonshëm ndjehen komod kurë i përqafojnë rregullat e arta të pejsazhit tonë kulturor, ku në të shumtën e rasteve janë autor të rregullave në fjalë, që e pasurojnë me to pejsazhin tonë kulturor, duke mos pranuar për asnjë qast të ushqehen me gjepura të përtypura e të ripërtypura, qinda e mija herë, sepse ndjehen shumë në siklet ti përdorin ato.

Në moshën fëmijrore, përvetësojmë shumë gjepura, sepse jemi qenje të shkrifta njerëzore, elastike sikur plastelinat, që ua japim formën sipas bindjeve tona subjektive e përsonale dhe sipas dëshirës gjatë manipulimit me to, për t’ua dhënë formën në mënyra të ndryshme. Në këto lloj gjepurash, marrin pjesë prindërit, gjyshërit e gjyshet dhe antarët e familjes së ngushtë e të gjërë, pa dashjen dhe pa dijen e tyre, se po i ushqejnë fëmijët me gjepura, të cilave u besojnë edhe vetë, si rregulla frymëzues të pejsazhit kulturor, me qëllimin më të mirë që kanë për fëmijët, edhe pse u ka kaluar afati i përdorimit të tyre.

Indoktrinimi me gjepura përmes figurave autoritare, përmes nevojave që të ndjehemi antarë të një grupi fetar, politik, e kulturor, përmes kërkesës së provës shoqërore dhe përmes pasigurive tona të brendëshme, është shumë i madh dhe i rrezikshëm!

Indoktinimi përmes figurave autoritare, bëhet atëherë kurë unin tonë e integrojmë dhe e nënshtrojmë tek uni i përsonit autoritar, duke u ndjerë inferior ndaj supërrioritetit të përsonalitetit të figurës autoritare. Figurat autoritare bëjnë qmos duke përdorur lloj lloj gjepurash, për të na bindur sa më thellë, rreth pushtetit të tyre autokrat, edhe pse gjepurat janë tërsishtë rregulla të thata mashtruese, që nuk sjellin kurrfar dobie për favoret tona, gjatë jetës së përditshme.

Nevoja për tu ndjerë pjesë e një grupi fetar, politik e kulturor, lehtë na bindë të dorzohemi, po që se nuk kemi kujdesë e vëmendje të shtuar ndaj gjepurave të tyre fetare, politike e kulturore, që mos tia prishim rehatinë e qetësinë afatshkurtër vetit në jetën e përditshme. Secili grup e lavdron dhe e mbronë me këmbngulje të “vërtetën” politike, fetare e kulturore të grupit që i takon. Koha po e vërteton katërcipërishtë këtë fenomen shkatërrues e përqarës të gjepurave që i përdorin grupet në fjalë. Secili grup mbronë besimin fetar, politik e kulturor të grupit të vetë, si më të mirin e më frytëdhënsin në raport me tjerët, edhe përkundër fakteve dhe argumenteve që flasin ndryshe.

Po ashtu biem pre shumë lehtë e gjepurave të “provës shoqërore” dhe pasigurive e dyshimeve tona të brendëshme, duke ra viktimë e gjepurave të “provës shoqërore” të gjithë po veprojnë kështu”, do të veproi edhe une. Pra besojmë më shumë në atë që veprojnë tjerët, se sa në të vertetën që mund ta zbulojmë vetë përmes veprimeve tona. Ky fenomen befasues, argumentohet përmes reklamave të shumta, nëpërmejt mjeteve të ndryshme informative.

Pasiguritë tona të brendëshme na fusin në gjepura të palogjikshme nga ana jonë në raport me tjerët, si kurë dalim në ndonjë takim me një shok apo shoqe, vishemi, mbathemi e pafumosemi, që të dukemi sa më mirë gjatë takimit. Sapo të takohemi fillon besieda, duke u përpjekur, që të knaqemi sa më shumë, të dukemi sa më mirë, të zgjedhim beseda sa më të këndëshme, derisa të ndahemi sa më përzemërsisht në mbarim të ndejës, duke menduar të dyja palet se jemi kënaq mes veti.

Kjo kënaqësi mundë të përmbyset tek pala që ka dyshime ndaj vetës, duke i bërë pyetje vetit, kesh apo jo i veshur mirë, kesh apo jo i parfumosur mirë, bisedat që i bëra ishin apo jo të qëlluar e me vëndë, mos ndoshta e provokova me ndoj bisedë, mos u tregova mendjemadh para bashkfolësit e shumë dyshime tjera, që e bëjnë dyshuesin të dyshoj në mëqësinë e vërtetë të shoqës apo të shokut që u takuan miqësishtë mes veti. Pasojat e gjepurave të dyshimit qojnë medoemos te prishja e miqësisë pa kurfar shkaku. Duhet të ruhemi shumë nga gjepurat e dyshimit, që mos ti prishim raportet e mira mes shokëve, miqëve partnerës e partnerit dhe mes antarëve të familjes së ngushtë e të gjërë. I juaj mësuesi Isë

.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje