Nuk pritet reforme cilesore ne arsimin tone kombetar me kete qasje jo serioze e jo profesionale
Reforme celesore ne arsimin tone kombetar nuk mund te behet me militant partiak, qe mese paku jane te pergatitur profesionalisht per te bere reforme te duhur, cilesore, racionale dhe te mundeshme per realitetin tone kombetar, per nevojat e ngutshme te vendit dhe per lemije te shumta deficitare te cilat jane te domosdoshme te jetesohen ne skenen tone kombetare edukativo- arsimore.
Si mund te behet reforme shkencore e drejte, cilesore dhe e verifikuar ne fushen e edukimit dhe arsimit tone kombetar, pa pjesemarrjen aktive te pedagogeve ne radhe te par, psikologeve ne radhe te dyte, sociologeve dhe filozofeve, te cilet jane kuadrat me te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombetarisht qe te merren me hulumtimin, studimin dhe argumentimin e problemeve te ndryshme te arsimit dhe te konstatojn shkencerisht se, ku duhet bere reforme, ku duhet ndryshuar e zavendesuar te vjetren me te rene gjate reformimit dhe a kemi kapacitet ekonomik e kadrovik per ta bere nje gje te tille, qe mos te mbetet vetem nje fraze e thate e shkruar me shkronja te zeza ne leter te bardhe. Me keto personaliteti, qe i kemi per momentin ne balle te reformave, te cilet dijne vetem te perkulen partiakisht dhe nuk kane kurrfar pervoje shkencore e praktike, ne fushat e ndryshme edukativo-arsimore, e pamundeshme eshte te behet reforme cilesore ne arsimin dhe edukimin tone kombetar . Keta nuk mujne, nuk dijne dhe nuk e qajne koken per te bere reforma cilesore, reale, objektive, te mundeshme, racionale e te dobishme per vendin e per gjeneratat qe vijne pas.
U mund te pritet risi dhe reforma te duhura qe shkojn ne interes te arsimit tone kombetar, kur ne balle te arsimit gjenden jurista, ekonomista, kimista, biolog dhe matematicient?!
Ne vend qe ti kemi ne balle te arsimit e ne balle te reformave, njerezit e pergatitur profesionalisht, shkencarisht per fatin e arsimit, pedagoget e psikologet ne radhe te pare, sociologet e filozofet ne radhe te dyte, kurse ne radhet tjera ata qe duhen sipas nevojes, te cilet jane ma te pergatiturit profesionalisht per kete qeshtje ne fjale.
Pse mundet me qene ne balle te arsimit nje jurist, ekonomist, ingjinjer qe pak apo aspak kane informacion shkencor e profesional per arsimin, e nuk e kemi ne balle nje Dr te shkencave pedagogjike, psikologjike, sociologjike dhe filozofike, te cilet moralisht, profesionalisht, kombtarisht e politikisht jane me te pergatitur, te gjenden ne balle te arsimit tone kombetar dhe te udheheqin logjikisht, profesionalisht, kombtarisht e politikisht me reformat ne arsim?! Do te ishte qesharake per mjekesine, per ekonomine, per drejtesine e per shkencat natyrore, te vehet ne balle te tyre nje pedagog, nje psikolog, nje sociolog dhe nje filozof, te bej reforma neper keto fusha te ndryshme shkencore qe jane jetike per te ardhmen e kombit tone, siq eshte jetike e mbijetike fusha e arsimit dhe edukimit tone kombetar.
Lexuesi im i dashur, nuk priten reforma cilesore, derisa t`i kemi ne balle te arsimit dhe te reformave militantet partiak dhe jo profesionalistet e duhur per kete qeshtje. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!