Nuk përmirësohen as nuk zhvillohen kurrë familja, rrethi ku jetojmë, Atdheu dhe Shteti, pa e përmirsuar e zhvilluar më parë vetëvetën
24. 01. 2025
Siç janë individët, ashtu është edhe familja, rrethi ku jetojmë, Atdheu dhe Shteti. Qelsi kryesor i përmirësimit dhe zhvillimit janë njerëzit që e mundësojnë përmirësimin dhe zhvillimin e institucioneve të ndryshme ekonomike, shëndetësore, arsimore, juridike, policore, ushtarake, kulturore, historike, shkencore, familjare dhe kombtare në përgjithësi.
Kotë përpiqemi të arrijmë këtë ideal përparimtar e zhvillimor, nëse vetit ia kemi kthyer shpinën dhe nuk kujdesemi që këtë ideal përmirësimi e zhvillimi ta themelojmë më parë tek vetja jonë, e pastaj të marrim iniciativë për ti mbuluar me idealin e përmirësimit dhe zhvillimit sistematik, të gjitha institucionet në fjalë, që i posedojmë si shtet, si shoqëri, si komb, si familje e si individ.
Ata që përpiqen ti ndryshojnë gjërat nga jashtë, nga rrethi, nga shoqëria e nga institucionet shoqërore e shtetnore, bëjnë përpjekje të kota, duke harruar vetën rreh përmirësimit, zhvillimit, e përrparimit sistematik gjatë jetës, si një kërkesë e domosdoshme.
Ky veprim shkurtpamës, na qonë drejtë korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar, duke menduar vetëm për plotësimin egoist e të pasocializuar të interesave përsonale, grupore e partiake, pa menduar fare për interesat e shoqërisë të cilën e përfaqësojnë, pa menduar fare për interesat institucionale, shtetnore e private dhe pa menduar fare për interesat kombtare në përgjhithësi.
Për tu bindur se vërtetë është gjendja jo fort e mirë në mesin tonë shoqëror, të mos them, si është më keq e më zi, mjatfton ta përcjellim Parlamentin e Kosovës se çfarë debatësh bëjnë deputetet tanë në parlament, duke krijuar skena të frikshme edhe përmes kacafyetjeve fizike. Mjafton ti përcjellim mjetet tona të informacionit, se çfarë informacioni i ofrojnë publikut tonë, pa e respektuar fare etikën e gazetarit për të informuar sa më objektivisht opinionin ku veprojnë mjetet informative në fjalë. Mjafton ti përcjellim opinionet e analistëve tanë teliviziv, që demonstrojnë analizë banale, aspak të vërtetë e objektive dhe pa pikë boshti korrizor, sikur të ishin butak e unazor.
Krejtë qështjet që u thanë më lartë, po na bindin katërcipërisht, se pa e përmirësuar dhe zhvilluar më parë vetën, kotë bëhen përpjekje për përmirësim e zhvillim jashtë vetës sonë, si rrethit ku jetojmë, institucioneve që i posedojmë, Kombit dhe Shtetit që i takojmë e më gjërë.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!