Nuk mund të bëhet as të mbahet shtet në Kosovë e në Shqipëri, derisa pushtusit tanë sllavo-grek, i kanë spiunët e vetë shqipfolës
16. 04. 2025
Akademik Dr. Fehmi Agani, ka thënë, “Serbia nuk mund të ketë vëndë në Kosovë, sapo të mos i ketë spiujtë shqiptar bashkpuntor të saj”. Fatkeqësisht, ka shumë të tillë në Kosovë e në Shqipëri, edhe në ditët e sotit! Këta spiuj po dëshmohen haptas në Parlament, në Qeveri dhe në Ppresidencë të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Nuk bëhet e nuk mbahet rend e ligj as shtet demokratik, as mbrojtje efktive e atëdheut në Kosovë e në Shqipëri, derisa ti ketë spiujtë e vetë Serbia e Greqia, në Prokurori, në Gjykata, në Polici dhe në Ushtri. Derisa ti ketë trergtarët që e qesin në treg atdheun e vet dhe abuzojnë me pasurin e tij duke bashkpunuar me hasmin sllavo-grek.
Si mund të bëhet e të mbahet shtet në Kosovë e në Shqipëri, me zhvatës dhe shkatërrues të tij, me të korruptuar, me nepotistë e me organizator të krimit në shëndetësi, në ekonomi, në tregtij e biznes, në arsim e drejtësi, në kulturë e në shkencë dhe me organizator të vrasjeve mbi baza politike?!
Jo kështu kurr nuk bëhet e as nuk mbrohet shteti, nuk ngritet as nuk zhvillohet ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe drejtësia. Kështu falimentojnë të gjitha sëbashku me shtetin dhe popullin e këtij shteti!
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!