Njihe vetëvetën, se gjithë çfarë ka gjithësia është te njeriu-N.F

12. 09. 2024

Sipas mesazhit të kësaj thënje të urtë, është e rëndësishme ta njohim sa më mirë vetëvetën për të kuptuar thellësishtë esencën dhe vlerën tonë individuale. Çdo gjë e rëndësishme dhe e vlefshme që ka vlerë gjithëpërfshirëse është e lidhur me vetëdijen dhe identitetin tonë si qenje njerëzore dhe si pjesë e pandashme e gjithësisë në përgjithësi.

Kjo thënje e qmueshme thekson rëndësinë e vetëdijës së vetëvetës dhe njohjes së thellë të identitetit tonë për të arritur në thelbin e vlerave që i posedojmë të cilat kanë rëndësi të madhe të përdoren në organizimin e proceseve të ndryshme që ia kemi vuar vetit si qëllim jetësor. Gjithësia përfaqëson thelbin ose vlerën esenciale të një sendi ose koncpti, thelbi dhe vlera e çdo gjëje është e lidhur me vetëdijen dhe identitetin e njeriut si qenje e vetëdijshme shoqërore.

Njeriu në këtë kontekst, është qendra dhe burimi i kuptimit dhe vlerës së gjërave që ekzistojnë në botë. Kjo thënje thekson rëndësin e vetëdijes së individit dhe rolin e tij në intepretimin dhe kuptimin e botës së brendëshme të tij dhe botës së jashtme që e rrethon, pra gjithësinë.

Vlera më e madhe që mund ta posedoi njeriu, është njohja më përsëafërmi e më e thellë e këtyre vlerave që gjenden brenda nesh, si pjesë përbërëse e gjithësisë. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje