Na duhet punë, dituri, edukatë, menquri e përqëndrim i vëmendijes, të lirohemi nga mendimet fatkeqe, aspak produktive

23. 01. 20254

Mendimet fatkeqe, jo produktive, i kanë shfrytëzuar e po i shfrytëzojnë armiqtë tanë rreth e përqark nesh e më gjërë, si pikë më e doptë mes ne shqiptarëve, të naj marrin tokat tona, siq naj kanë marr përherë, sa herë u ka ardhë shansa nëpër kohë të ndryshme, të na pushtojnë, të na nënshtrojnë e të na poshtrojnë më lehtë. Kanë kaluar shumë shekuj në historinë tonë iliro-shqiptares, duke bërë jetë përmes mendimeve fatkeqe, aspak produktive dhe prap nuk u mbushëm mend që të ndërmarrim diçka rreth përmirësimit të mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve e sjelljeve tona, jo të mira gjatë organizimit të procesve të ndryshme jetësore.

Po cilat na qenkan këto mendime, që duhet ndryshuar sa më parë e duhet eliminuar nga kokat tona, ku janë programuar dekada e shekuj me radhë dhe bartur brez pas brezi tek ne, edhe pse u ka skaduar afati i përdorimit të tyre shumë kohë, vite e shekuj më parë dhe janë fatkeqësi e kohës të përdoren ende mes nesh, për të bërë jetë. Nuk bëhet jetë e dobishme kurrë pos jetë fatkeqe, përmes mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve që në esencën e tyre është ulur këmbkryqë budallia, xhelozia, urrejtja, përqarja, hasmëria, vëllavrasja, hakmarrja, lakmia, prostuticioni, drogimi, trafikimi me qnje njerëzore e shumë gjëra tjera, që po i pengojnë shqiptarët të ecin në trendë me kohën dhe ta marrin fatin e atdheut dhe lirisë në duar të veta, siq e kanë marr shumë popuj të botës.

Mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe sjelljet tona fatkeqe, që u përmendën më lartë, do të na pengojnë edhe më shumë, që ti arrijmë qëllimet tona, të cilat i meritojmë si popull e si komb, siç i meritojnë popujtë tjerë të botës. Andaj tani o kurrë, na duhet shumë dituria, edukata, menquria, mendimet, bindjet, besimet e pikpamjet tona progresive, mbushur përplot me energji pozitive, me tolerancë, mirëkuptim, bashkpunim, respekt e dashuri mes shqiptarëve, që ti largojmë sa më parë gjitha proceset mendore mbushur përplot energji negative e energji fatkeqe për ne si individ, si familje, si shoqëri, si institucion, si shtet e si komb.

Për këtë unitet kombtar kanë punuar shumë rreth marrjes dituri, edukatë e menquri, Rilindasti tanë të çmuar, themelues dhe ndriques të kombit shqiptar.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje