Mungesa e ekuilibrit jetesor na sjelle kokeqarje dhe deme te medha
Nje jete e pa ekuilibruar personale, familjare e kombetare eshte e mbushur perlot divergjenca, kunderthenje e befasira, qe pasojne me deme te medha.
Jeta mes një shoqerie e cila po mbushet dita ditës perplot telefana, kompjuter, radio, televizor, internet, revista, gazeta, literature te llojeve te ndryshme kulturore, historike e shkencore, po mbushet me teknologji nga më te sofistikuarat dhe po vershohet me qendrime te ndryshme antagoniste politike, ideologjike e fetare, vertetë eshte shume veshtire te mbahet nen kontroll dhe e ekuilibruar menyra e te jetuarit, po nuk patem kujdese te shtuar ne menyren e ndikimit te ketyre faktoreve te shumte, qe kane mundesi te na humbin rrugen ne oborrin e shtepise.
Nen presionin e madhe te zhvillimit teknologjik, kulturor, shkencor, politik, ideologjik e fetar, po nuk e menagjuam veten si duhet e sa duhet qe ta shfrytezojme sa më racionalisht kohen mes ketij vershimi te madh, herehere stresuese e rraskapitese, do te kemi nje mungese te madhe te ekuilibrit tone jetesor, e cila do na sjelle kokqarje e humbje te kohes, shendetit, karieres, profesionit, dhe do te mbesim mbrapa ne shume fusha te jetes personale, familjare e kombetare.
Nese del nga kontrolli menagjimi i duhur i ekuilibrimit te shendetit tone fizik, intelektual, social, ne raport me ekuilibrimin ekonomik, profesional, politik, moral,fetar, ideologjik, kulturor e shkencor, vertete kemi humbur vlerat me te medha te te jetuarit me dinjitet si individ, si familje e si komb.
Lexuesi im i dashur, duhet mbrojtur me ngulm ekuilibrin e te jetuarit tone, qe fushat kryesore te jetes te mos i zhvillojme ne dem te njeres apo tjetres, por mundesisht t`i ekuilibrojme mes veti sipas vleres qe kane, duke patur kujdes, sidomos ekuilibrimin e shendetit fizik, intelektual, emocional, social, profesional, ekonomik, familjar e kombtar. Kete obligim te ekuilibrimit jetesor, e ka individi, familja, shoqerija dhe kombi ne pergjithesi, qe ta ruajn ne harmoni te perbashket ekzistencen tone njerezore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!