Mos u lidh shumë pas opinionit të tjerëve që kanë për ty dhe pas imazhit përsonal
27. 02. 2024
Të vrasish mendjen për opinionin e tjerëve do të lëndohesh shumë, sepse askush nuk mendon për vlerat tua, vujtjet, mangësitë dhe përparësit siq mendon ti për vetën. Vetja jote është më e mira në botë krahasuar me vetëvetën e tjerëve, siq është vetëvetja e secilit më e mirë në botë krahasuar me tjerët. Askush nuk na donë, respekton, mirëkupton se sa vetja jonë, atëherë humbja kohë pas opinioneve të tjerëve që kanë për ne, nuk është menquri sepse asmkush nuk ka kohë të humb kotë për vlerat , përparësitë, mangësitë, vuejtjet e mbrapametunitë tona, siq nuk kemi edhe ne të humbim kohë kotë për tjerët.
Po e morëm një shembull, se sa mendojmë, sa kohë humbim që tua kushtojmë vlerave, përparësive, mangësive, krijimtarisë e pasurisë së tjerëve, do ta shohim kjartë se shumë pak apo hiq merremi me qështjet e shokëve, miqëve dhe me qështjet e atyre me të cilët rrethohemi e bashkpunojmë. Këtë e bëjmë se nuk kemi kohë tua kushtojmë tjerëve sa vetëvetës, që të merremi me qështjet e ndryshme të tyre, të mira qofshin ato apo të këqija, sepse kemi mjaft probleme që ti zgjidhim në favorin tonë, kemi mjaftë tmeta, e vuajtje, që presin angazhimin tonë ti përmirësojmë ato. Pra shprehur shkurt nuk ia vlenë fare të humbim kohë pas opinioneve të tjerëve, sepse edhe ata nuk kanë kohë të humbin për ne.
Shumë kohë humbim duke mbrojtur imazhin tonë përsonal para tjerëve, duke bërë përpjekje ta ngrisim ate mbi imazhet e tyre. Kjo humbje kohe dhe kjo përpjekje e kotë shkonë në dëm të autoritetit dhe vlerave tona që duhet ti posedojmë për vetën dhe duhet ti rrisim e ti ngrisim ato sistematikisht për ti bërër ballë kohës dhe për të konkuruar objektivisht sipas kërkesave të tregut bashkohor. Për ndryshe imazhi i rremë që e ngrisim në apoinion me kohen shafitet për toke dhe humb si bryma para diellit. Ata që lidhen shumë pas imazhit të tyre në publik, ka mundësi që të shqetësohen më shumë se sa ka nevoj duke pritë nga publiki se po e pranojnë apo jo imazhin e tyre sipas bindjeve që kanë për vlerat e veta, apo mos po psojnë humbje të autoritetit nga kritikat që ua bëjnë publiku.
Psikologjikisht e pedagogjikisht thuhet, është mëse miri të jesh vetëvetje, jo siq të thojnë tjerët, sepse është e pamundëshme një përsonalitet e një karakter i formuar si duhet, të ndahet e të coptohet në pjesë të vogla, ashtu siq kërkojnë tjerët sipas bindjeve dhe opinionëve të tyre duke dalë një produkt i shumfisht, shumëngjyrësh dhe i pakjartë për vetëvetën e për publikun. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!