Miku që është i uruar, të pret krahëhapur dhe të përcjell të gëzuar-N.F

27. 09. 2024

Kjo thënje e urtë e përshkruan një miqësi të vërtetë, të ngrohtë, të sinqert, të dashur dhe të adhuruar, e cila përshkrun mikun të cilin e pret gjithmonë me vullnet, dëshirë e dashuri dhe e shoqëron me gëzim dhe me atmosferë të hareshme, mikun e vetë. Në këtë thënje theksohet rëndësia e madhe e miqësisë së sinqertë dhe të palajka, duke vuar në pah edhe mbështetjen e thellë reciproke mes miqëve që i tokojnë një miqësie të vërtetë e të ngrohtë, pa kurrfar lajka mes sajë.

Në disa raste, njerëzit mund të jenë më të fokusuar në sasin e lajkave se sa, në një miqësi të vërtetë ndaj tjerëve, duke i shkuar për shtati më shumë vëmendjes publike për shkaqe të ndryshme, se sa thellësisë së miqësisës së tyre të sinqertë mes njerëzve, për interesa përsonale e karieriste. Kjo vetij e ultë njerëzore mund të ndodh tek disa për shkak të presionit social, për tu duk sa më i suksesshëm, më i dashur dhe sa më i pranuar nga tjerët për leverditë e veta.

Në situata të tilla, disa individ përpiqen të paraqiten më të mirë se sa janë në realitet, duke u fokusuar në i mazhin e jashtëm dhe në pranueshmërinë nga ana e publikut dhe duke lënë pas shpine thellësinë dhe sinqeritetin e miqësisë së tyre mes njerëzve. Kjo kategori e njerëzve, shkelë me dy këmbët mbi miqësinë e sinqetë dhe pa lajka, duke e mbuluar ate me imazhe të rrejshme rreth sinqeritetit e dashurisë miqësore mes njerzëve. Populli thot: ” Rrena i ka këmbët e shkurta, herët ose vonë e vërteta del në shesh” dhe u zhvishen maskat me të cilët vishen lajkatarët, gënjeshtarët, cinikët dhe karieristët.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje