Mësoni dituritë e gjithësisë, atëherë do të kuptoni fuqinë e mirësisë- N.F
13. 09. 2024
Kjo thënje e urtë e Naim frashërit, sugjeron të mësojmë nga përvoja dhe dituritë e tjerëve, që të kuptojmë thellësinë dhe fuqinë e mirësisë mes njerëzve. Kurë mësojmë nga përvoja e tjerëve dhe zbulojmë dituritë e tyre, ne mund të zhvillojmë një kuptim më të thellë për vlerat dhe fuqinë që sjell mirësia në jetën tonë përsonale dhe në jetën e shoqërisë në përgjithësi e sidomos në jetën e kombit shqiptar.
Pa mësuar nga tjerët nuk mund të përvetësojm dituri dhe edukatë të mjaftueshme, pa dituri e pa edukatë të mjaftueshme nuk mund të kuptojmë thellësinë dhe fuqinë e mirësisë mes njerëzve, sepse nuk mund ti zbulojmë dituritë dhe mërësitë e tyre. Pra nuk mundemi të zhvillojmë një kuptim më të thellë për vlerat dhe fuqinë që sjellë mirësia në jetën tonë përsonale, familjare,shoqërore e kombtare.
Tia kthesh shpinën mësimit, edukatës e diturisë, e ke përqafuar me dy duart errësirën, shkurtpamësinë, izolimin, agresivitetin e keqbërjen ndaj tjerëve, e ke përqafuar urrejtjen, inatin, xhelozinë, përqarjen, hasmërin dhe vëllavrajen mes popullit që i takosh. E ke përqafuar të keqën ndaj vetëvetës e ndaj tjerëve, e ke përqafuar egoizmin e pasocializuar, ke përqafuar gënjeshtrën, mashtrimin e tjerëve, zhvatjen e atdheut, shitjen e pjesëve të tij dhe ke përqafuar tradhtinë.
Mjer ata që u mungon edukata e dituria, fuqia e mirësisë dhe mirëkuptimit, toleranca e bashkpunimi dhe solidariteti mes tjerëve! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!