Mendja mprehur sipas poetit tonë të madh N. Frashëri, nuk gjenë prehje edhe pse bënë kërkime e hulumtime të shumta
19. 09. 2024
“Mendja mprehur, s’gjen prehje, bënë kërkime dhe rropatet me aq pyetje e mërmërime Kush? Pse? Çfarë? Ku e Kur? Si e sa? Por më kot se nga çdo anë tallje ka” N.F !
Pjesa e parë e kësaj thënje të urtë:” Mendja mprehur, sgjen prehje, bënë kërkime dhe rropatet me aq pyetje e mërmërime Kush? Pse? Çfarë? Ku e kurë? Si e sa? Është e thellë, e cila fletë për rëndësinë e mendjes së hapur e kurreshtare deri në fund, e cila e inkurajon njeriun të kërkoi, të pyes, të shqyrtoi dhe të mos merr gjithëçka ashtu siq duket në sipërfaqe, por të kërkoi e të hulumtoi thellësisht për të zbuluar më shumë të fshehtat e gjërave dhe problemeve të ndryshme që hulumtohen e studjohen.
Përpos kësaj në këtë thënje, pjesa e saj e dytë “Por më kot se nga çdo anë tallje ka” sugjeron se edhe pse mund të kërkojmë dhe të shqyrtojmë gjëra e probleme të ndyshme, ka momente kurë nuk gjejmë përgjigje ose kuptim të plotë në çdo gjë që e hulumtojmë, për shkak të natyrës kompleksive të gjërave dhe problemeve që i shqyrtojmë dhe i analizojmë.
Jeta dhe realiteti kanë shumë dimenzione dhe sfida të ndryshme sepse edhe pse mund të kërkojmë përgjigje e të shqyrtojmë me kujdesë, ka momente kurë çështjet janë të ngatërruara ose nuk kanë një përgjigje të kjartë. Kjo tregon se edhe pse mund të bëjmë përpjekje të mëdha për të kuptuar, ka gjëra që mbeten misterioze ose të paqarta duke e bërë jetën interesante dhe kompleks.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!