“Memetika dhe infektimi shoqëror, janë dy anë të së njëjtës monedhë” P.M
28. 10. 2024
Memetika është një koncept që merret me studimin e memeve, të cilat janë ide, sjellje, stile ose praktika që përhapen, për të mirë ose për të keq, brenda një pejsazhi kulturor. Ato janë të ngjajshme me mënyrën, se si viruset përhapen, por në vend të infekcioneve biologjike, memet përhapen përmes komunikimit dhe ndërveprimit social. Dr. Pol Marsden PhD, psikolog i konsumit, duke e lidhur Memetikën me infektimin shoqëror, sugjeron se mënyra si ide dhe informacione që përhapen në shoqëri, është e ngjajshme me përhapjen e smundjeve të ndryshme.
Kjo do të thot se disa ide mund të “infektojnë” individët dhe grupe të caktuara, duke ndryshuar mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe sjelljet e tyre në mënyra të ndryshme. Pra, memet dhe infektimi shoqëror janë dy aspekte të një procesi të ngjajshëm, ku informacioni dhe ideja përhapen dhe ndikojnë në shoqëri. Memetika, shkurt shprehur është studim i memeve. Meme është një njësi e informacionit që përhapet nga një përson në tjetrin, apo grupe sosh, zakonisht përmes komunikimit dhe pejsazhit kulturor të cilit i takojnë. Kjo përhapje mund të përfshij ide, besime, sjellje ose praktika të ndryshme, të mira ose të këqia, që shpërndahen në një shoqëri të caktuar.
Termi memetika u prezantua nga Richard Dawkins në librin e tij “The Selfish Gene” përkthyer në shqip ” Gjeni Egoist” në vitin 1976, ku ai e përdori për të përshkruar mënyrën, se si ideja e një meme mud të përhapet dhe evoluaon, në mënyra të ngjajshme me përhapjen e geneve. Pra, memetika shqyrton se si këto meme ndikojnë në pejsazhin tonë kulturor dhe në sjelljen e individëve, grup sosh e sjelljen e një shoqërie në tërsi dhe si ato mund të ndryshojnë dhe të përshtaten me kalimin e kohës.
Shkurt shprehur, memetika është një fushë që merret me mënyrën, se si informacioni dhe ideja përhapen dhe ndikojnë në shoqëri, duke i parë ato si një lloj “virusi” kulturor.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!