A bazohen në gjepura apo jo, shumica e pikëpamjeve tona, të përcjellura nga brezi në brez rreth ecurive të botës

27. 10. 2024

Shumica e pikëpamjeve tona bazohen shpesh në gjepura të cilat janë përcjellë tek ne, nga brezi në brez. Këto gjepura apo rregulla të thata, formojnë mënyrën, se si ne e shohim botën, duke u mbështetur shpesh në reflektimin e përvojave dhe besimeve të së kaluarës. Ato pikëpamje mund të ndikojnë në qëndrimet tona dhe në mënyrën se si, ne e interpretojmë realitetin e kësa bote njerëzore, ku jetojmë edhe vetë. Për kundër këtij ndikimi, është e rëndësishme të vetëdijsohemi për këto ndikime, që të jemi të hapur për të sfiduar dhe rishikuar ato ndikime, në dritën e informacionit dhe përvojave të reja.

Është shumë e rëndësishme për ne, të bëhet dallimi mes të vërtetës apsolute dhe asaj relative, sepse të vërtetat relative shpesh varën nga konteksti ynë kulturor, politik, fetar, regjional e kombtar i vështrimit dhe nga përvojat e ndryshme tona përsonale, të cilat mund të evaluojnë me kalimin e kohës. Kjo dukuri e cekur më lartë, na ndihmon të kuptojmë, se si përceptimet tona mund të ndryshojnë dhe të zhvillohen me kohën, duke na inkurajuar të jemi më të hapur ndaj pikëpamjeve tjera dhe të rishikojmë nivelin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona.

Pikëpamjet tona politike, fetare, kulturore, kombtare dhe regjionale, e vështrojnë të vërtetën nga opinionionet relative të kohës, jo gjithëherë të qëlluara e të vërteta, por me divergjenca kundër- thënëse mes tyre. Akterët e besimeve fetare, politike, kulturore, kombtare e regjionale, të vërtetën e interpretojnë në mënyra të ndryshme, ku shpeshherë ndodhin mosmarrveshje të thella mes atyre opinioneve të grupeve përkatëse, që u përmendën më lartë.

Nga përvoja ime përsonale, gjatë diskutimeve e debateve, që i kemi bërë nëpër tubime të ndryshme, kurë kemi arritë ti harmonizojmë medimet e pikëpamjet tona mes veti dhe ti bashkojmë të mirat e sëcilës palë në diskutim, uniteti ka qenë më i thellë dhe më produktiv. Kjo qasje, jo vetëm që e ka rritë produktivitetin, por ka forcuar gjithashtu edhe mardhënjet mes individëve dhe grupeve të ndryshme përkatëse, duke krijuar një ambient ku të gjithë ndjehen të vlerësuar dhe të pranuar.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje