Me qenë i vëmendshëm i ofrohemi më shumë të vërtetës dhe largohemi prej iluzionëve
09. 04. 2025
Secili prej nesh priremi të mendojmë se i shikojmë gjërat ashtu siq janë në të vërtetë. Ky veprim i yni nuk është aspak real. Ne e shohim botën, ngjarjet, veprimet, dukuritë dhe njerëzit, jo s’iç janë ato e ata, por i shohim s’iç jemi ne të kushtëzuar nga pejsazhi ynë kulturor t’i shohim.
Vetëm përqëndrimi i vëmendjës na mundëson të largohemi dalngadal prej iluzioneve dhe prej xhepurave të pejsazhit tonë kulturor, futur në kokat tona brez pas brezi, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit të tyre. Këtë vetëdijsim e arrijmë duke bërë dallimin mes të vërtetës dhe iluzionit, përmes analizës, sintezës, analogjisë, gjykimit dhe konkludimit rreth fakteve, fenomeneve dhe njrëzve.
Të vëmendshmit e kanë më lehtë ta bëjnë vështrimin real, mes atyre gjërave, ngjarjeve, veprimeve, dukurive dhe njerzëve, duke u mbështetur në kënvështrimin ndaj botës e fenomeneve të ndryshme mes saj dhe njerzëve, përmes fakteve të argumentuara, të cilat e përshkruajn më realishtë një realitet për të cilin flitet. Po se bëmë këtë, mbesim në suazat e xhepurave të pejsazhit kulturor duke i përceptuar gjërat përmes iluzionit i cili e shtrembëron interpreimin e së vërtetës.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!