Ligji i parë dhe i dytë në kodin e mendjes së jashtzakonshme të Vishen Lakhianit

12. 11. 2024

Këto dy ligje, janë pjesë përbërës e dhjetë ligjeve tjera, që bëjnë pjesë në kodin e mendjes së jashtzakonshme, të autorit në fjalë. Ligji i parë i kodit të mendjes së jashtzakonshme, sipas autorit, na mëson t’i vëjmë në diskutim rregullat e botës ku jetojmë dhe ta tejkalojmë pejsazhin kulturor, i cili ka konstatuar, se:

“Mendjet e jashtzakonshme janë të afta për ta parë pejsazhin kulturor dhe janë në gjendje të zgjedhin në mënyrë selektive rregullat dhe kushtet që duhen ndjekur, kundër atyre rregullave që duhet të vihen në diskutim ato, ose të shpërfillen. Prandaj, ata priren të marrin rrugën më pak të shkelur dhe të sjellin risi, në idenë, se çfarë do të thot të jetosh me të vërtetë”.

Thyrjet e rregullave të pejsazhit kulturor, edhe pse fillimisht duken të frikshme dhe mund të pësojmë ndonjë humbje, ato humbje në të vërtetë përmbajnë mësime të vlefshme dhe menquri të mahnitshme, të cilat na shtyjnë më shpejtë tek cilësia më e lartë e mënyrës së të jetuarit, duke mos i përseritur gabimet tona dhe duke i duruar dhimbjet afatshkurtëra, të cilat përfundojnë me nisjen e kënaqësive tona afatgjata.

Ndërsa ligji i dytë i kodit të mendjes së jashtzakonshme, sipas autorit të lartëpërmendur, ” i vënë në diskutim gjepurat, kurë ato nuk përputhen me ëndrrat dhe dëshirat e njerzëve të jashtzakonshëm. Ata kuptojnë, se mënyra si funksionon bota, i detyrohet kryesishtë verbërisë së njerëzve që ndjekin gjepura të cilat kanë skaduar prej kohësh”.

Sa të nevojshëm e të domosdoshëm për shoqërinë shqiptare, janë njerëzit e jashtzakonshëm të bëjnë pjesë mes saj, që nuk pajtojnë asnjherë me gjepurat, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit dhe i zavendësojnë ato me rregulla të reja në fushën ekonomike, shëndetësore, arsimore, edukative, juridike, kulturore dhe shkencore, për ta pastruar në mënyrë sistematike pejszhin tonë kulturor shqiptare, nga gjepurat apo rregullat e thata, të cilat janë programuar nëpër kokat tona, duke penguar me të madhe zhvillimin, përsosjen dhe modernizimin e fushave të përmendura më lartë, përmes teknikave, formave, metodave, mjeteve, sallave dhe kabineteve të paisura e të përgatitura jo mirë, sipas kërkesave të kohës.

Shkencat shoqërore janë shumë prapa, krahasuar me shkencat natyrore, ekzakte, energjetike, ingjinjerike, informatike, kompjuterike etj. Po ta bëjmë krahasimin e përparimit të mjeteve motorike të komunikacionit toksor, hekurudhor, ujor dhe ajror të botës, me përparimin e arsimit tonë kombtar, i cili ende e përdor, drrasën e zezë, shkumsin, mësuesin si një libër enciklopedik që ecën dhe din çdo gjë, e kuptojmë shumë mirë, se sa ka ngecë arsimi ynë kombtar në raport me arsimin e botës perëndimor. Këtë fat jo të mirë e kanë edhe fushat tjera të zhvillimit, që u përmendëm më lartë

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje