Kur ndjehemi si viktima njejme dhimbje e frike per te jetuar lirshem e te pavarur

Atehere kur nuk lidhemi ngushte me qenjen tone te brendeshme do te ndjehemi si viktima dhe fillojme te ndjejme dhimbje e frike te perballemi me problemet e ndryshme jetesore, duke kerkuar nga tjeret te na mbrojne e shpetojne dhe te punojne e sakrifikojne per ne.                                                      Derisa te ndjehemi te viktimizuar do ti humbim te gjitha mundesite ti zbulojme aftesite tona qe ti pergjigjemi jetes, jo si viktima por si qenje njerezore te fuqizuara e te pavarura nga lemosha e tjereve.                                                                                                                               Eshte ndjenje e mrekullushme atehere kur bindemi se nuk kemi nevoje dhe nuk e lejojme veten te varemi nga tjeret, sepse brenda qenjes sone gjendet fuqia e jashtzakonshme e cila na mundeson te bejme ndryshime te duhura e progresive ne menyren e te jetuarit tone.                                                             Nuk eshte mire, e as njerzore te friksohemi qe te jemi sa më te lire e te pavarur ne raport me tjeret dhe te marrim pergjegjesi ndaj vetevetes dhe ndaj jetes sone, sepse marrja e pergjegjesise nenkupton se jemi ne gjendje te pergatitur dhe te afte t`i pergjigjemi menyres progresive te jetuarit tone mes kesaje bote njerzore.                                                                                                                                                                                                                                       Eshte domosdoshmeri e kohes te mos ndjehemi edhe metej si viktima, por te lidhemi sa më ngushte me qenjen tone te brendeshme duke u liruar sa më pare nga bindjet e shprehite tona te vjetruara dhe te pervetesojme modele mendimesh, bindjesh e shprehish te reja e harmonike per veten, per familjen, rendin tone shoqeror e politik, per kombin, duke i ndihmuar vetes ne radhe te pare, familjes, institucioneve, shtetit kombit, pastaj edhe botes, nese e arrijme nivelin e pjekurise se ndervaresise intelektuale, emocionale, sociale, morale e kombtare, qe te kemi se çka tu japim tjereve dhe te dijme se çka na duhet te marrim nga tjeret, e jo te marrim se çka na servojne ata.                                                                                                                            Lexusi im i dashur, nuk eshte njerzore e as humane te luhatemi mes te vjetres e te resë duke stagnuar ne vend pa kurrfar ndryshimesh, sepse eshte plotesisht e mundeshme dhe e drejte e jona njerzorer te kalojme nga nje gjendje e stervjetruar dhe e mundimshme e te jetuarit, ne nje gjendje krejtesisht te re e te mbushur perplot suksese, krenari e dinjitet njerzor. I juaj, mësuesi Isë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje