Koha e kaluar ka dallime të mëdha me kohen e tashme dhe me kohen tonë të ardhshme

24. 11. 2024

Edhe mënyra e të menduarit, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve, sjelljeve dhe mënyra e marrjes së vendimeve, ka dallime të mëdha mes kohës së kaluar, të tashmës e kohës së ardhshme. Pra ajo mënyrë apo ato rregulla, që kanë vlejtë në të kaluarën, për të tashmen e për të ardhmen, shumicës prej atyre rregullave u ka kaluar afati i përdorimit, për kohen e tashme dhe për kohën e ardhme.

Çdo gjë është në lëvizje sistematike dhe ndryshon sipas rrjedhës së kohës. Qenjet e gjalla njerëzore, shtazore dhe bimore, lindin, rriten, zhvillohen, piqen, japin fryte, mplaken dhe ndryshojnë formën ekzistenciale të të jetuarit, përmes ndryshimit të lëvizjes së përhershme evolutive të tyre. Pra pjekuria evolutive e qenjeve të gjalla, edhe pse ecën ngadal, ndryshimet nëpër kohë, vërehen e dallojnë mes veti nga e kaluara, në të tashmën dhe nga e tashmja në të ardhshmen.

I njëjti rrugtim i ndryshimit dhe lëvizjes vlenë edhe për mënyrën e të menduarit, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona, si qenje të vetëdijshme e të arsyeshme shoqërore. I njëjti ndryshim sistematik, me kohen vlenë edhe për artikujt ushqimor, artikujt e veshmbathjes dhe shumë sendeve me vlerë nga bota materiale, që e kanë afatin e caktuar të përdorimit.

Po si respektuam këto afate të përdorimit, mund të pësojmë humbje të mëdh, materiale e biznesore dhe humbje të mëdha në fushën e shëndetit, fizik, mendor, psikik, shpirtnor dhe emocional, sepse të gjitha gjërat, fenomenet e proceset e ndryshme në fjalë, ndryshojnë sipas sasisë e sipas cilësisë së tyre nëpër kohë. Shprehur shkurtë, rregullat që i kanë shëbyer të kaluarës, nuk mund ti shërbejnë të tashmes as të ardhmës.

Secila kohë i ka kërkuar dhe i kërkon rregullat e veta, po su respektuan parimet në fjalë nga ana e jonë, biejmë ndesh me rregullat e së kaluarës, së tashmës dhe së ardhmës tonë. Ky konfrontim sjellë vetëm humbje pa fitore.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje