Si duket dallim i mendjes mes njerëzve të zakonshëm e të jashtzakonshëm
25. 11. 2024
Në “kodin e mendjes së jashtzakonshme,” sipas autorit të kësaj vepre, Vishen Lakhiani, Ligji i parë dhe ligji i dytë, merret në detaje me dallimin e mendjes mes njerzëve të zakonshëm e të jashtëzakonshëm, si:
Ligji i parë, ka këtë konstatim: ” Mendjet e jashtëzakonshme janë të afta për të vështruar pejsazhin kulturor dhe janë në gjendje të zgjedhin në mënyrë selektive rregullat dhe kushtet që duhen ndjekur kundër atyre rregullave të cilat duhet vënë në diskutim ose duhet shpërfillur fare. Prandaj ato mendje priren të marrin rrugën më pak të shkelur dhe të sjellin risi në idenë se çfarë do të thotë të jetoshë në të vërtetë”.
Mendjet e zakonshme nuk mbështeten mbi aftësinë e cila e mundëson vështrimin e pejsazhit kulturor në mënyrë analitike e kritike, për ta bërë dallimin mes vlerave të pejsazhit kulturor, që ti zgjedhin ato vlera në mënyrë selektive dhe kushtet që duhet përdorur për ti shpërfillur nga përdorimi rregullat që nuk u shkojnë përshtati realizimit të dëshirave të tyre.
Ligji i dytë thot: ” Mendjet e jashtëzakonshme i vënë në diskutim gjepurat, kurë ato ndjejnë se gjepurat nuk përputhen me realizimin e ëndërrave dhe dëshirave të tyre. Ato mendje kuptojnë se, mënyra si funksionon bota, i detyrohet kryesishtë verbërisë së njërzëve që i ndjekin gjepurat, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit”.
Mendjet e zakonshme nuk i vënë në diskutim gjepurat, por i favorizojnë ato në dëmë të rreguzllave që përputhen me vullnetin e dëshirën e atyre, që i kanë marr si obligim gjatë jetës për ta realizuar vullnetin dhe dëshirat e veta. Mendjet e zakonshme nuk janë të afta as të kujdesshme të kuptojnë mënyrën se si funksionon bota, e cila i detyrohet kryesishtë verbërisë së njerëzve që i ndjekin gjepurat, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!