Keshille per jeten
Nese na ka humbe motivi dhe deshira, qe te behemi te dashur me te afermit tane e me tjeret, duhet bere te pamunduren t`i gjejme e t`i rrisim ato, nese deshirojme te ndjehemi optimist, human, te qendruehsem e te forte ne jete. Kete e arrijme duke ia rikujtuar vetes perhere se, rritja e motivit dhe deshires, te behemi te dashur me te afermit tane e me tjeret, eshte me se e nevojshme dhe e domosdoshme, sepse permirsimi i raporteve me te afermit tane dhe me njerzit ne pergjithsi, na sjelle gezim te perhershem ne jete dhe prestigj te madh ne shoqeri.
Te mos mbesin keshillat fjale te thata, ato duhet ti perdorim ne praktike dhe t`i bejme shprehi te perhershme jetesore.
Nuk duhet nxituar te kritikojme apo te konfrontohemi me njerez, nese diqka nuk na shkone per shtati personalisht, por duhet te vetpermbahemi dhe t`i analizojme shkaqet, qe ti kuptojme ata, pse jone ne ate menyre e jo ne menyren tjeter.
Edhe pse shpeshhere, me lehte na vie t`i qortojme tjeret sesa ti lavdrojme ata, ne vende qe te ndodhe e kunderta me ne, sepse me qortime asgje e mire nuk arrihet me ta, perpos te kqijave.
Ne shpesheher ua zeme frymen dhe ua mbyllim gojen tjerve, duke u treguar atyre deshirat dhe brengat tona, ne vend qe tu japim rast atyre ti tregojne deshirat dhe brengosjet e veta. Te fitojme shprehi te mira na duhet kohe, durim, vullnet dhe guxim, ti aplikojme me bindje e vendosmeri ato gjat jetes.
Duhet te gjejme kohe dhe te mendojme seriozisht per sjelljet tona, duke i analizuar ato, se sa jane te gabuara e sa jo.
Ne fund te çdo jave, duhet bere shprehi ta pysim veten dhe te pergjigjemi ne keto pyetje,si psh. Çfare gabimesh kam bere ne kete jave? Çka me ka shtyre t`i beje ato? Si kam mundur me mire te veproje? Çfare mesimi kam nxjerre nga ato sjellje e veprime qe i kam bere?
Nese kete shprehi e bejme, do te fillojme ta njohim ma mire veten, do te behemi mesues te vetevetes dhe do ta rrisim aftesine tone te sjelljes se mire e te sinqert me njereze, duke zene vend meritor tek ata, edhe nese u drejtohemi ndojhere me kritika te arsyshme rreth veprimeve te tyre, qe bijne ndesh me parimet dhe virtytet njerezore. Lexusi im i dashur, rritja e motivit dhe deshires per t`i dashur ma shume familjaret, te afermit tane dhe njerezit ne pergjithesi, na bene te ndjehemi krenar, optimist, aktiv, human, te qendrushem, ma te forte e ma racional ne jete dhe na bene te lumtur e me prestigj te madhe ne shoqeri e ne familje. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!