Keshilla per jeten- shkurt

 

19. 03. 2020

Sa e keqe, aq e turpshme, sa e pandershme aq kriminale dhe sa e dhemshme aq e padurueshme kjo gjendje qe perhere e me shume po keqesohet ne trojet e Kosoves dhe në trojet tjera shqiptare nga keqbersit e politikes sone “kombtare” dhe militantet e tyre qe e kane infektuar çdo segment e çdo hapsire te organizimit jetsor!

Do te na denoi historia e Zoti neve popullin shqiptar, qe po i tolerojme kaq shume dhe po u shkojme prapa si te verbet keqberseve, shkaterruseve te vendit, zhberseve dhe kapseve te shtetit, qe po u shkojme prapa dallavergjive e tradhtareve, kojtagjinjeve dhe te pandershmeve qe benin pjese ne “qeverine pronto” te Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Adem Grabovcit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, Plakut me Krroqe Isa Mustafes dhe Pacollit me hutat, trumcaket dhe papagajte e tyre, te cilet shkaterruan e shfrytezuan çdo gje qe gjeten perpara per dy dekada me radhe!

Prontisteve ne fjale u ka mbete tani ta perdorin edhe miqesine e popullit shqiptar me SHBAN, si mjet pas te cilit i maskojne dhe i fshehin synimet e veta djallezore e grabitçare, qe te rikthehen edhe njeher ne skenen politike, ta vazhdojne tmerrin e tyre, siq e kishin vazhduar më pare ne çdo pore te jetes e ne çdo segment shtetnor.

Isa Thaçi, 18 Mars 2020

Lakmia e egersuar, urrejtja dhe xhelozia shume njerezve ua ka deformuar shpirtin, mendjen, zemren, karakterin, personalitetin dhe sjelljet e tyre! Sa shume keqkuptime, mosbesime, ngatrresa, mosmarrveshje e vrasje dhe sa shume shkaterrime e deformime te atdheut dhe shtetit jane bere prej njerezve, per shkak te lakmise, urrejtjes, xhelozise, shkurtpamesise dhe pa diturise!

Lakmija e egersuar, urrejtja dhe xhelozia jane të qoroditura, te shemtuara dhe te pandershme mes njerzeve qe i posedojne ato. Mjer ata qe i perfshine kjo smundje e keqe shpirtrore, emocionale e intelektuale dhe mjer populli qe e ka ne mesin e vete kete kategori njerzish!

Lufta më e madhe e qenjeve te vetedijshme, humane, morale, kombtare e njerezore, eshte ta qrrenjosin nga shpirti e nga zemra, lakmine e egersuar, urrejtjen, xhelozine dhe vese tjera te qoroditura e te shemtuara, te cilat ua deformojne tersisht karakterin dhe personalitetin e tyre, duke i fute ata ne hasmeri, ngaterresa, keqkuptime, vrasje e mosmarrveshje mes njerezeve, mes vllezerve, mes antareve te familjes, mes te afermeve, farefisit dhe mes miqeve e shokeve.

Sa shume po e godasin jeten e lire, perspektiven, qetesine dhe dinjitetin e kombit shqiptar ky soi i keq i njerzeve qe ua ka deformuar shpirtin, mendjen e zemren lakmia e egersuar, urrejtja e zhelozia!

18. 03. 2020
Nuk mundesh t`i bene tjeret te lumtur e tu ndihmosh atyre, kure vete nuk je i lumtur. Në një konference qe mbahej per tu ndihmuar njerzeve ne nevoje dhe per t`i bere te lumtur ata, dikush e pyeti Dalai Lamen: “ Si eshte e mundur te jesh i lumtur kur sheh aq shume mjerim dhe tragjedi çdo dite”? Dalai Lama pergjigjet: “Po kë mund të ndihmosh, nese nuk je i lumtur?

Vishen Lakhiani, e ka kete mendim per lumturine: “ Mendjet e jashtzakonshme e kuptojne se lumturia vjen nga brenda. Ata fillojne me lumturine ne momentin e tanishem dhe e perdorin ate si nje lende djegese per te drejtuar te gjitha vizionet dhe qellimet e tyre per veten e per boten”.

Sa shume njerze e kerkojne lumturine dhe ndihmen nga jasht e jo nga brenda!

17. 03. 2020

Pose orientuam më pare filozofine tone kombtare ne zhvillimin, persosjen dhe transformimin sistematik te njeriuit, kot i qasemi zhvillimit ekonomik, shendetesor, juridik, kulturor, e shkencor, sepse e mira dhe e keqja e tyre vie nga njeriu. Kete te keqe e shkaterrim total, mese shumti po e paguan vete njeriu.

Ne ato gjera qe i perqendrojm më shume mendimet, bindjet, besimet dhe sjelljet tona, ato do ti arrijme gjate jetes.
Sepse ngjarjet dhe gjerat me te cilat rrethohemi, jane produkt i sjelljeve tona, te cilat stimulohen nga mendimet, bindjet e besimet qe i posedojme.

Do te ishte menquri dhe ne favorin tone ti nderrojme vazhdimisht mendimet, bindjet e besimet e programuara ne kokat tona, te cilave u ka skaduar afati.

Opozitaret tane politik edhe kure kane qene ne pozite ishin, edhe tani ne opozite jane pengese e madhe per nje te ardhme më te mire, per nje histori më reale dhe per nje politike më te menqur e më largpamese, se sa politika shkaterruse e deritanishme.

Opozitaret tane politik te cilet ishin deri dje ne pozite, me kembngulje e te terbuar po bejne perpjekje qe mos ta leshojne nga dora bajraktarllakun qe e kishin per dy dekada me radhe duke rrahur gjoks ne te thate si më te miret, më te dijshmit e më te drejtit, edhe pse sistematikisht e kane shkaterruar pasurine e vendit, e kane varferuar skajshmerisht popullin, kane fale teritor te atdheut, e kane nenshkruar “asociacionin e komunave serbe” si kancer ne mes te shtetit te Kosoves dhe kane lejuar eksteritore per kishat serbe qe dikur ato ishin tonat.

Opozitaret qe deri dje ishin ne pozite, per asnje qaste nuk e deshmuan veten per dy dekada me radhe, te dalin faqebardhe para brezave qe vijne, per te ardhmen e tyre dhe te japin llogari para popullit qe ua dha voten, per gjendjen e mjerushme te vendit dhe per shkaterrimin total te shtetit permes veprave kriminale e te korruptuara si eshte më zi dhe permes manipulimit te Kushtetutes dhe ligjeve te saje.

Isa Thaçi
13 Mars 2017 në 9:17 PD ·

“Qeni i keq ta bjen ujkun ne torishte ka thene populli”

Politika, ideologjia fetare ortodokse dhe komunizmi ruso-sllav, ne parim e kishte dhe e ka edhe sote hegjemonizmin dhe pushtimin e popujve te vegjel. Te ballafaqohen ne lufte me kundershtarin e barabart, nuk ua do forte zemra kesaj race.

Ne vende te ballafaqimit perdorin dhelperine, mashtrimin, genjeshtren dhe propaganden permes se ciles hiqen si “viktime” dhe race e “paster” njerezore, qe ta bindin boten per hexhemonizmin e tyre.

Nene kete dinakeri e cinizem, perhere u kane sjelle popujve te vegjel deme, shkaterrime e masakra te medha, veçanerisht popullit shqiptare, duke iu versul popullates civile te pafajshme, si bisha te egra e te terbuara.

Sa shume qene te kqij, fatkeqesisht patem neper shekuj e dekada, qe na e sollen ujkun ne torishte per te na gjakosur kopene!

Une personalisht mendoi, per ata qe deshtuan politikisht e kombtarisht, te jene ne nivel te duhur para atdheut, para popullit e para shtetit, ata qe u korruptuan kembe e koke, ata qe e varferuan popullin dhe shiten pjese te atdheut dhe jane te gatshem ta bejne nje gje te tille sa here tu ipet mundesia dhe ata qe zhvaten çdo gje qe gjeten perpara, nuk kane te drejte morale, njerzore e as kombtare te na shesin pallavra demagogjike ne parlament dhe te krijojne rremuj politike ne dem te Kosoves e popullit te saje, duke u reklamuar edhe permes mjeteve te informacionit , sherbtore te oborrtareve te korruptuar, sepse per dy dekada me radhe, populli ua pa marifetin e tyre, se kush ishin e kush jane.

Nga kasta e politikaneve qe e zhvaten dhe e shkaterruan atdheun per dy dekada me radhe, te cilet i denoi populli me voten e vete, presin te mira prej tyre, vetem sahanlepirsit dhe ata qe paten privilegje te medha, te pa merituara, te cilet nuk shohin më large se sa i kane hundet e veta!

11 Mars 2013 në 10:43 MD ·

Sjellje egoiste, arrogante dhe te rrezikshme konsiderohen ato veprime qe behen ne dem te interesave te tjereve, rrezikim i jetes se tjereve dhe ne dem te interesave kombtare, per ti realizuar deshirat dhe qellimet e ulta personale, aspak njerzore.

Kjo dukuri e shemtuar dhe tragjike nuk ka te ndalur, por po perhapet gjithnje e me shume si virus i rrezikshem ne Kosove, Shqiperi e ne trojet shqiptare te pushtuara nga fqinjet tane pushtues greko-sllav.

Ata qe synojne ta kene nje ndergjegje sa më te paster para vetit, para Zotit dhe para popullit, me asnje qmim nuk i lejojne vetit te bejne veprime te atilla qe jane te vershuara me egoizem, arrogance, kriminalitet dhe rrezikshmeri per atdheun e kombin shqiptar.

Pesimet dhe shkatrrimet e ndryshme qe i perjetojne popujt,  ato ne permbajtje kane mesime dhe urti te shumta, te cilat e  ngrisin vetedijen e nje populli , per nje jete me cilesore te tyre.

Ndersa te shqiptaret po ndodhe e kunderta, ne vende qe te mesojme e te mbushemi mende per nje jete më te mire e më me cilesore nga pesimet e shkaterrimet, perkundrazi po budalisemi edhe më shume  dhe po qmendemi  kunder njeri tjetrit, kunder  vetevetes dhe kunder jetes me cilesore.

Isa Thaçi
9 Mars 2013 në 1:17 MD ·

Cdo e keqe qe i vije shoqerise,i vije per shkak te sjelljeve te atyre qe jane egoist ekstrem e te pangopur dhe qe jane te pandershem shpirterisht, moralisht, njerzishte e kombtarisht, qe jane shume fytyresh apo pa fytyre e pa kurriz fare, krejtesisht butak trup, shpirt e mendje.
Fatkeqesisht bukur shume eshte shtuar numri i tyre ne trojet shqiptare!

Nga kjo kategori njerzish dita dites po shkaterrohet vendi, pasuria e tije, po shkaterrohet kultura, shkenca, arsimi, shendetesia, ekonomia, drejtesia e fusha tjera jetike per popullin shqiptar.

Nga kjo kategori njerzish po rritet varferia, papunesia dhe menyra e te jetuarit perplote vujtje e mjerim. Ndersa menyra e te jetuarit te egoisteve ekstrem, te pangopurve e te pa njerzishmeve po i ngjane menyres se te jetuarit si derr i kenaqur.

Te pa ngopurit, te pa ndershmit e te pa njerzishmit, kohve te sotit nuk po lene gure pa rrotulluar per macat e kucat e veta me i punesuar, permes menyrave më te korruptuara te mundeshme, qe te largohen sa me pare nga gjendja e te jetuarit si Sokrat i vuajtur dhe ti ofrohen sa me shume gjendjes se te jetuarit si derr i kenaqur.

Isa Thaçi
6 Mars 2016 në 2:57 MD •

Rrembim e pervetesim vlerash te atyre personaliteteve qe i deshmuan vlerat e veta te medha dhe mbeten perjetesishte deshmor te kombit shqiptar. Ky veprim i ulte eshte vrasje e dyte e deshmoreve tane nga dora e atyre qe nuk kane vlera e shpirte njerzor.

Kete vrasje, kete perdhunim vlerash te deshmoreve, po e bejne ata qe nuk kane patur, nuk kane e nuk do te kene kurr vlera personale e njerzore dhe nuk i deshmuan ato me asnje forme e veprim human e njerzor para popullit shqiptar qe u shkoi prapa, por e deshmuan dhe po deshmojne se jane hileqare, ngatrrestar, rrembyes, perbuzes, fyes, rrenacak, mashtrues e perqares mes nesh si komb dhe shkaterrues te shtetit e pasurise kombtare.

Deshmuan se jane te korruptuar kembe e koke sipas deshirave te qarqeve antishqiptare, qe po synojne per ta devalvuar çdo gje qe eshte njerezore mes kombit tone dhe per te shkelur mbi gjakun dhe amanetin e deshmoreve tane, permes forcave tona destruktive qe i kemi per brenda.

Me kohen e ne rrethana te ndryshme e kuptojme nivelin e politikaneve tane qe i patem ne balle dhe i kemi tani, e kuptojme sakrificen e tyre per atedhe e per liri dhe te kunderten, e kuptojme diturine, menqurine, ndershmerine dhe humanizmin qe e kane poseduar ata.

Me kohen e ne rrethana te ndryshme e kuptojme nivelin e Elites se intelektualeve dhe Akademikeve qe i posedoi dhe i posedon populli shqiptar, e kuptojme kontributin e jo kontributin e tyre te dhene, e kuptojme nivelin e edukates, kultures, diturise, menqurise, shkences dhe perkushtimit te tyre qe te jene ne balle te ngjarjeve jetike kombtare dhe udhe rrefys, se si duhet te zgjidhjen ne favor tone problemet e ndryshme kombtare.

Isa Thaçi
5 Mars 2017 në 10:51 PD ·

Me kohen e ne rrethana te ndryshme, e kuptojme fare mire, kë e kemi vella, shoke dhe kë e kemi mike te vertete. Koha dhe rrethanat jane ato, qe ua zhveshin maskat njerezve qe fshihen pas tyre.

Me kohen e ne rrethana te ndryshme e kuptojme nivelin e politikaneve tane qe i patem ne balle dhe i kemi tani, e kuptojme sakrificen e tyre per atedhe e per liri dhe te kunderten, e kuptojme diturine, menqurine, ndershmerine dhe humanizmin qe e kane poseduar.

Me kohen e ne rrethana te ndryshme e kuptojme nivelin e Elites se intelektualeve dhe Akademikeve qe i posedoi dhe i posedon populli shqiptar, e kuptojme kontributin e jo kontributin e tyre, e kuptojme nivelin e edukates, kultures, diturise, menqurise, shkences dhe perkushtimit te tyre qe te jene ne balle te ngjarjeve jetike kombtare dhe udhe rrefys, se si duhet te zgjidhjen ne favor problemet tona kombtare.

Me kohen e ne rrethana te ndryshme e kuptojme se sa unik eshte populli shqiptar e sa i perqar mes veti, se sa i guxmshem e i vendosur eshte per ta mbrojte atdheun, lirine dhe nderin kombtar, e per tu sakrifikuar ne mbrojtje te tyre.

Me kohen dhe ne rrethana te ndryshme e kuptojme edhe veteveten se kush ishim dhe kush jemi tani, e kuptojme nivelin e ngritjes intelektuale, emocionale, morale, humane, sociale e kombtare, e kuptojme edhe te kunderten e tyre, ose nuk kuptojme asgje dhe e vazhdojme rrugen si qurat ne mjegull, te ndare e te perqare, xheloz e inatqor mes veti, te pa dije, pa edukate e pa kulture te mjaftushme.

Nuk mund te keshe lumturi te qendrushme perpos nje fundi te turpshem, nese heshte e i mbyll syte para padrejtesive e shkatrrimit te pasurise kombtare dhe shitjes se pjeseve te atdheut.

Nuk mund te keshe lumturi te qendrushme perpos nje fundi te turpshem, nese u behesh krah shkelseve te Kushtetutes dhe ligjeve te saje, nese u behesh krah uzurpuseve dhe atyre qe e kane kap shtetin, nese u behesh krah keqperdoruseve te pozitave te larta ne presidence, ne qeveri e ne nparlamente.

Mjere lumturia e atyre qe e kane ndertuar mbi padrejtesite e ndryshme dhe mbi fatkeqesite e tjereve, mbi premtimet e rrejshme dhe mashtrimet, te cilat e presin nje fund te turpshem e tragjik!

Pa dituri e menquri, pa shprese e besim ne vetevete, pa guxim, vendosmeri, vullnet e dashuri dhe pa veprimin tone unik e kombtar, do te sorullatemi poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa, te shperndare, te perqare, te humbur dhe te hutuar si qurat ne mjegull dhe do behemi gazi i botes, siq jemi bere qe 2000 vjete me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise e deri me sot, duke shpresuar kot qe realizimin e endrrave dhe fatin tone do ta bejne tjeret per ne, edhe pse vete ne, po shkelim pa meshirshem mbi endrrat dhe fatin tone.

Ne mungese te cilesive dhe vlerave qe u permenden më larte, nuk kane ku mbeshteten, formohen e transformohen tiparet e temperamentit, karakterit dhe personalitetit tone, pa formimin e transformimin e te cilave, nuk e kuptojme rrugen e duhur qe duhet ta ndjekim si individ, familje, kolektiv, shoqeri e si komb ne pergjithesi per ti realizuar endrrat tona.

Si po duket, mendja dhe shpirti i disave eshte griposur thelle me smundjen e perqarjes, lakmise e tradhtise per interesa te ulta personale, grupore, partiake e fetare, ne dem te qeshtjes sone kombetare, e ne favor te fqinjeve tane pushtues dhe ne favor te grabitjes dhe shkaterrimit total te vendit dhe pasurise se tij.

Tani o kurr eshte koha e domosdoshme ta sherojne sa më pare mendjen, shpirtin, zemren dhe trupin e tyre te griposur ata, tek te cilet eshte programuar thelle ne kokat e tyre programi perplote me smundje te ndryshme.

28 Shkurt 2016 në 9:48 PD ·

Politikanet, gazetaret, analistet politik dhe disa prej intelektualeve, akademikevea e klerikeve fetar ne gjitha trojet shqiptare, i ka verbuar kojtja, karierizmi, urrejtja dhe pandershmeria, i ka marr pusi edhe gjoli.                                                                                                                                                        Pa nje rremete te forte mali, nga keta berllogjij nuk pastrohet e nuk zhvillohet trolli, nuk mbrohet vendi as nuk çlirohet kombi, pos po roberohet e varferohet edhe më shume.

Ma mire te jesh njeri ne çdo rrethane, se sa i panjeri te gjendesh vetem aty ku ka me ngrene.

Disa njerze hajne sa per te jetuar, e disa jetojne vetem per te ngrene.

Njerze qe jetojne vetem per te ngrene, dita dites po shumohen ne Atdheun tone.

Ata qe jetojne vetem per te ngrene, nuk mujne me qene njerze ne asnje rrethane.

Mjerishte, keta te panjerze jane fatkeqesia e Atdheut dhe Kombit Shqiptar!

Nuk mund te shpreh gezimin tim pos hidherimit, kur shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Tupalles, Bujanovcit dhe Ternovcit, politika jone vetevrasese kombetare e te dyja shteteve, ua ka kthyre shpinen dhe i ka lene ne meshiren e kasapeve serb te Serbise, te cilet nuk guxojne te marrin fryme lirshem, te flasin e te mesojne shqip dhe te jetojne si njerze ne trojet e veta, edhe pse moren pjese djemte e tyre dhe derdhen gjakun per lirine e Kosoves dhe trojeve shqiptare!

Si mund ta shpreh gezimin tim, pos hidherimit dhe te jem i qete kure politika maqedone ne bashkpunim me Ali Ahmetin i cili po i sherben Gruevskit, ti vras djemte tane me te mire te lirise ne Kumanoven tone Heroike dhe ti poshtroi shqiptaret atje e ti nenshtroi, nene qizmen gjakatare sllavo-maqedone?!

Si mund te shpreh gezimin tim pos hidherimit per fitoret e grabitqareve, te korruptuareve dhe hileqareve, se bashku me Kryeministrin e Shqiperise, qe e ka perfshire perpara politika fashiste greke, me ne krye Janullatosin, edhe pse i kane katandisur deri ne shfarosje Çamet dhe po bejne perpjekje ta marrin edhe jugun e Shqiperise?!

Dikur vlera dhe shejnteria e punes se mesuesit me nxenes, qendronte ne pozicionin e tij, si burim informacioni dhe si mase per gjithçka, apo “liber qe flete dhe ece”.

Tani kesaje forme te punes se mesuesit me nxenes i ka kaluar koha, sepse mesuesi ne kohen e sotit, më shume eshte nje udheheqes, organizues e bashkpuntor ne mesim, i cili i udhezon dhe i ndihmon nxenesit e vete per te kerkuar ne menyre te pavarur informacione me ndihmen e tij, se sa qe eshte burim informacioni dhe mase per gjithcka apo “liber qe flete dhe hece”, siq ishte dikure.

Intelektualeve qe u mungojne aftesite, mendimet, pikepamjet, idet dhe bindjet e tyre te lirshme e kreative, manipulohen lehte nga mendimet, pikepamjet dhe bindjet e tjereve ne aspektin intelektual, profesional, politik e ne aspekte tjera.

Tek intelektualet e kesaje ketegorie qe u permenden më larte nuk eshte i zhvilluar fare mendimi kritik, analitik dhe pikpamjet e bindjet e tyre te lirshme kreative dhe te pavarura.

Per kete kategori intelektualesh eshte e mjaftueshme te pervetesojne nga tjeret copza mendimesh, ideshe dhe pikpamjesh profesionale, politike e ideologjike, pa bere perpjekje fare qe te analizojne vertetesine apo pavertetesine e tyre.

Keta mjaftohen vetem me pervetesimin dhe mbajtjen mende te atyre mendimeve, ideve, pikepamjeve dhe bindjeve ndaj te cilave kane ra viktime, per leverdi e per shkaqe tjera personale.

Kjo kategori e intelektualeve lehte manipulohen, sepse e kane pranuar poziten e inferioritetit, nenshtrimit dhe peruljes.

Te keta intelektual kreativiteti i tyre ne mendime, ide, pikepamje dhe bindje personale nuk ekzistone fare.

Problem mjaft serioz mes problemeve tjera serioze ne procesin edukativ e mesimor eshte edhe menyra e vleresimit, cilesimit, testimit dhe notimit te nxenesve.

Menyrat e perdorimit gjate vlersimit, cilesimit e notimit te nxenesve nga ana e mesimdhenesve, me pare duhet konstatuar saktesine, drejtesine dhe vertetesine e atyre menyrave te vlersimit e notimit, qe e mundesojne pasqyrimin sa më objektiv te nivelit te nxenesve rreth pervetesimit te njohurive, shkathtesive e shprehive dhe rreth nivelit te kuptueshmerise e zotesise se tyre, qe t`i perdorin ato ne praktike.

Eshte mjajfte e rendesishme aftesia e shkathtesia e mesimdhenesit qe te kuptoi sa më drejte, t`i perdor me vend, ku duhet e si duhet teknikat, format, instrumetet dhe pyetjet rreth vleresimit, cilesimit, testimit dhe notimit te nxenesve, qe notimi vertete te jete nje pasqyre reale e objektive e perparimit te nxenesve dhe nje motivim qe i stimulon ata te angazhohen vullnetshem, me deshire e me dashuri ne mesim.

Intelektuali qe karakterizohet me mendime, ide, pikepamje e bindje egocentrike, veteveten e vene ne epiqender per cdo gje ne raport me tjeret, edhe pse nuk e meriton.

Sa shume intelektual egocentrik ka mes shqiptareve!

Mesues i pasuksesshem konsiderohet ai mesues te cilit i mungojne tiparet dhe cilesit e mesuesit te sukseshem dhe karakteri e personaliteti i tij eshte i infektuar me veti te burokratit, i cili demonstron para nxenesve hije te rende, njeanshmeri, ftohtesi, terheqeje ne vetevete, ngurtesi, ashpersi, merzi dhe monotoni ne punen etij me nxenes.

Po ashtu mesues i pasukseshem konsiderohet ai mesues qe tregohet i njetrajtshem para nxenesve, qe tregohet apatik dhe i pa sigurte me veteveten, i pandershem, inatçor, i padashur dhe me gabime tjera te shumta ne raport me kolektivin, ne raport me nxenesit, ne raport me organizimin e procesit edukativ e mesimor gjate orarit te punes se tije, ne raport me udhheqesine e shkolles, ne raport me sherbimin profesional te pedagogut e psikologut shkollor dhe ne raport me prinderit e nxenesve.

Kush po te quan tani “Kosmet e Metohi”, oj e dashura ime DARDANI?!

Po me quajne bre, si te tille, balozat e zinje te ” Serbska Zajednices” e te “demarkacionit” me malin e Zi dhe me Serbine, po me quajn bre balozat e zij te kishave ortodokse, veshur me te zeza, varur kryq ne qafe dhe duke tundur fener ne duar, i cili po vjelle tym te zi mbi trupin tim DARDANI e ILIRI.

Keta kapuqonje te zij qe po me quajn” Kosmet e Metohi”, po bashkpunojne ngushte me disa bij te mij qe nuk kane bese, fisnikeri e burreri, qe nuk kane mend e as menquri, qe nuk kane ndere e as trimni, kemb e koke perplote tradhti.

Keta faqe zij mu kane vare ne qafe si qakejte e po me rjepin dhe shkatrrojne, si eshte më keq e si eshte më zij, duke mos me lene te qete, qe ta gezoi edhe une pakez liri.

Synimi sa më i larte i suksesit te nxenesve ne mesimnxenje, ka te beje me ate qe nxenesit ta kuptojne plotesisht detyren e dhene apo permbajtjen e temes mesimore ne fjale, te mos mbeten ata vetem me kuptueshmerin e pjesshme apo mos kuptueshmerine fare te asaje permbajtje qe mesohet.

Pa kuptueshmerin e karakteristikave primare te mesimdhenjes efektive dhe pa perdorimin e drejte dhe parimor te tyre, nga ana e mesimdhenesve, nuk pritet te arrihen rezultate te lakmueshme ne procesin e mesimdhenjes dhe ne procesin e mesimnxenjes.

Sipas konkluzioneve shkencore pedagogjike nenkuptohet se, sado te pergatitur me kulture profesionale e me kulture pedagogjiko-psikologjike te jene mesimdhenesit dhe sado te talentuar e te motivuar te jene edhe nxenesit, suksesi i mesimdhenjes dhe mesimnxenies nuk do te jete i knaqshem dhe ne nivel te duhur.

Kuptohet nese edhe faktoret tjere qe jane te lidhur drerjte per drejte e terthorazi me procesin mesimor nuk i plotesojne standartet parimore te shkences se pedagogjise e psikologjise per mesimdhenje e mesimnxenje.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje