Karakteristikat primare te mesimdhenjes efektive

Isa Thaçi
20 Shkurt 2016 në 1:32 MD •

Sipas disa te dhenave shkencore pedagogjike, karakteristika primare te mesimdhenjes efektive konsiderohen:

1. Konkretizimi e racionalizimi i mesimit gjate mesimdhenjes,
2. Shumllojshmeria ne mesimdhenje,
3. Drejtimi i mesimdhenjes ne temen mesimore,
4. Perfshirja e nxenesve ne procesin mesimor dhe
5. Synimi sa me i larte i mesimdhenjes per rritjen e suksesit te nxenesve ne mesimnxenie.

– Me konkretizimin dhe racionalizimin e mesimdhenjes nenkuptojme paraqitjen sa me reale te mesimit para nxenesve dhe ngritjen sa me te larte te kuptueshmerise se tije, nenkuptojme po ashtu edhe pershkrimin dhe shpjegimin e kjarte te koncepteve te ndryshme per nxenesit, nenkuptojme te folurit konkret te mesimdhenesit e te pranueshem nga ana e nxenesve, i liruar tersisht nga fjalet e panevojshme. Me nje fjale, sa më large verbalizmit ne mesidhenje e mesimnxenje, e sa mëafer konkretizimit dhe racionalizimit.

– Me mesimdhenje te shumellojshme nenkuptojme perdorimin e formave, teknikave, metodave, mjeteve dhe instrumenteve te ndryshme sipas nevojes dhe situatave qe imponohen ne baze te permbajtjeve te temave mesimore, sipas lendeve te ndryshme qe perfaqesohen ne plan-programe korikulare. Nenkuptojme jetesimin sa më te mire te shumllojshmerise ne mesimdhenje nga mesimdhenesi i cili me doemos duhet ta pervetesoi mire dhe ta perdor edhe artin e larte te parashtrimit te pyetjeve te ndryshme qe u behen nxenesve gjate zhvillimit te procesit te mesimdhenjes neper etapa te ores mesimore.

– Me drejtimin e mesimdhenjes ne temen mesimore, nenkuptojme perkushtimin e kohes, qe tu mundesohet nxenesve sa me shume kohe gjate procesit te mesimnxenies. Ky veprim i mesimdhenesit arrihet mese miri, kure mesimdhenesi e planifikon mire e sakt kohen qe i duhet per dhenien e mesimit te rij, kohen qe i duhet ti pergatis nexenesit te jene te gatshem per mesimnxenie dhe kohen qe i duhet per ta vleresuar ne fund punen e nxenesve gjate asaje ore mesimore dhe ta kuptoi shkallen e arritshmerise se tyre.

– Perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenies dhee mesimnxenies, ka te beje me aktivizimin e tyre maksimal per pervetesimin e permbajtjes se temes mesimore. Nese nuk behet knaqshem perfshirja e nxenesve ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenies, permes formave, teknikave, metodave, mjeteve dhe instrumenteve te ndryshme mesimore, rezultatet e nxenesve ne mesimnxenje do te jene te ulta.

– Synimi sa me i larte i suksesit te nxenesve ne mesimnxenje, ka te beje me ate qe nxenesit ta kuptojne plotesisht detyren e dhene apo permbajtjen e temes mesimore ne fjale, te mos mbetet nxenesi vetem me kuptueshmerin e pjesshme apo mos kuptueshmerine fare te asaje permbajtje.

Pa kuptueshmerine e duhur te karakteristikave primare te mesimdhenjes efektive, pa perdorimin e drejte dhe parimor te tyre nga ana e mesimdhenesve, nuk pritet te arrihen rezultate te lakmueshme ne procesin e mesimdhenjes dhe mesimnxenjes. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje