Keshilla per jeten- shkurt
Sa më e lartë është vetëdia, për aq i kontrollon llojet e mendimeve që ia dërgojm ndërdies sonë.
Ndërdia është një kopsht i tillë, çfarë lloje mendimesh mbjellim në te, po atë lloi e rritë, e zhvillon dhe dalngadal e bënë realitet gjatë jetës.
Altruist ose egoist, kriminel, humanist ose i moralshem, patriot ose tradhtar nuk lindish, por behesh me kohen.
Rrembim vlerash te atyre personaliteteve qe deshmuan vlera te medha dhe mbeten deshmor te kombit. Kjo eshte vrasje e dyte e deshmoreve tane. Kete vrasje, kete perdhunim e rrembim vlerash te deshmoreve, po e bejne ata qe nuk kane vlera, nuk i deshmuan ato me asnje forme e veprim, por po deshmojne, se jane hileqare, ngatrrestar, rrembyes, perbuzes, fyes, rrenacak e perqares mes nesh dhe te korruptuar sipas direktivave kurdisur nga jashte, per ta devalvuar çdo gje qe eshte njerezore mes kombit tone dhe per te shkelur mbi gjakun dhe amanetin e deshmoreve.
Nuk eshte mire te humbim kohe e energji t`i kuptojme thash e themet e tjereve ndaj neve, sepse nuk kemi aq kohe e aq energji per ta humbur kote. Kjo vlene per te gjithe ata qe e rrespektojne kohen dhe e mbrojne energjine e vete, per te ecur drejte vlerave njerezore.
Ne kohe e ne rrethana te ndryshme, e kuptojme fare mire, kë e kemi vella, shoke dhe kë e kemi mike te vertete. Koha dhe rrethanat jane ato, qe ua zhveshin maskat njerezve qe fshihen pas tyre.
Paragjykimet e thash e themet, e izolojne njohurine tone nga faktet, argumentet, bindjet dhe besimet reale. Mos u mbeshtet kurr ne paragjykime e thash e theme, sepse nuk jane te verteta.
Injoranca e politikanit dhe intelektualit kure behen bashk mes veti, në emër të politikes e diturisë, është forma më qesharake dhe më e shemtuar e të gjitha injorancave.
Nuk mund ta paramendojme vleren e vetedijes pa e praktikuar ate gjate jetes.
Per aq sa i njohim parimet e nderdijes dhe i praktikojme ato, po per aq realizohen qellimet tona. Nese nuk i perdorim ne praktike njohurite, ato mbesin te pavlefshme.
Nga permbajtja e mendimeve tona qe i mbjellim ne kopshtin e nderdijes, dikush korrim fruta te mira, te buta e te embla e dikush barishta te egra.
Lënda e pare mbi te cilen behen realitet endrrat tona, eshte shpresa, besimi, vendosmeria, vullneti, guximi, dashuria dhe veprimi yne unik. Pa kete lende, do te sorullatemi poshte e perpjete, djathtas e majtas, para e prapa, te shperndare, te humbur e te hutuar si qurat ne mjegull.
Politikanet tane dhe disa prej akademikeve, intelektualeve, gazetareve dhe kleriket fetare ne nivel kombetar, i ka marr pusi edhe gjoli. Pa nje rremete te forte mali, nga keta nuk pastrohet trolli.
Mollat edhe pse te kendeshme e shume te mira per shendetin tone, nese kalben ato u vije era pleh dhe nuk ka kush ti fus ne goje.
Ma mire te jesh njeri ne çdo rrethane, se sa qene ku ka me ngrene.Disa hajne per te jetuar e disa jetojne per te ngrene.
Mos u mashtro e mos u gjunjezo, pas “fitores” se grabitqareve, te korruptuareve, hileqareve dhe tradhtareve! Nuk eshte e ndershme, te mashtrohemi e t`i neshtrohemi “fitores” se shkaterrimit, gjunjezimit e poshtrimit rreth te ardhmes sone dhe femijeve tane.
Ndeshkimet, kritikat e perqmimet duhet te ndodhin, qe te permiresohen ata qe bejne ndeshkime, mashtrime e keqperdorime ndaj tjereve, nese nuk e deshirojme jeten nen ndeshkim, turture, perqmim e nenshtrim.
Sot si po duket, tek ne shqiptaret nuk po ndeshkohen ndeshkusit, por te ndeshkuarit, sepse ndeshkusit i kane ne dore aparatet shtetnore te ndeshkimit dhe i ndeshkojne tjeret ne menyra te ndryshme dhe ua rrembejne pasurine e te ardhmen e tyre.
Per aqe sa qendrojme ne frekuencen e mendimeve negative, qe shkaktohen nga realiteti i hidhur me te cilin rrethohemi, po per aqe do te perballemi me perjetimin e ndjenjave te pakendeshme, te cilat na e bejne jeten tym e mjegull dhe flake e zjarr, duke na shkaterruar tersisht shendetin tone fizik e ate psiko-social dhe perspektiven permes ballafaqimit me realitetin e hidhur, qe e shkakton tek ne merzine, friken, zemrimin, hidherimin, pikellimin dhe urrejtjen ndaj tij.
Jeta nuk na sjelle smundje, fatkeqesi dhe vuajtje, ato ia sjellim vetes permes mendimeve, bindjeve, sjelljeve e shprehive te ndryshme, qe shkaktojne tek ne perjetime e shqetesime te demshme e shkaterruse per shendetin e perspektiven tone.
Alkoholiqarit, te droguarit, vrastarit, tradhtarit, te pandershmit dhe pertacit, nuk ua sjelle jeta keto shemti, por ata ia kane sjelle vetes.
Çka posedojme brenda shpirtit e mendjes e manifestojme ne raport me tjeret
Bota jone shpirterore, intelektuale, sociale e morale, e mire apo e keqe qofte ajo, manifestohet shume kjarte permes mendimeve, fjaleve, gjykimeve, konkludimeve, mimikes se fytyres, ngjyres se zerit, levizjeve trupore, menyres se te veshurit dhe veprimeve tjera te ndryshme qe i demonstrojme ne raport me tjeret gjate jetes. Sado qe bejme perpjekje t`i maskojme ato nga origjinaliteti i tyre permbajtesor, megjithate e qesin jashte ate qe e posedojme perbrenda. Lexusi im i dashur, Dale Carnegiu per kete qeshtje ka thene:” Sa shume kriminele fshihen prapa kravatave te tyre, qe i kane varur ne qafe dhe mbuluar me tesha te hekurosura dhe parfumosura”
Nese nuk e dojme me zemer e me shpirte diturine dhe nuk e bejm po ashtu punen intelektuale, edukative, morale, kombetare, artistike, profesionale, politike e fetare, ajo nuk e ka potencialin e vete te paster njerezor e as madheshtine qe duhet ta kete per ti binde tjeret, qe ta ndryshojne gjendjen e vete per jete ma te mire, ma njerezore e me dinjitet.
Dhuro e mos hezito!Dhurata ma e nevojshme dhe ma e vlefshme ndaj njerezve eshte konsiderata, kujdesi, simpatija, respekti, dashuria, ndihma, bashkpunimi e mirekuptimi mes tyre. Dhurata te tilla ka mundesi te jep secili dhe nuk kushtojne asnje cent, edhe pse jane te domosdoshme dhe kane vlere te madhe per njerezimin. Te dhuroshe eshte virtyt. Sa shume mungojne dhurata te tilla mes njerezish e sa shume kemi nevoje per to!
Lexusi im i dashur, per aq sa dhurojme, aqe edhe do te marrim.
E ardhmja e nje kombi eshte e vendosur ne nderdijen kolektive te popullit. Çfar mbjelle ne nderdijen e vete nje popull, ate do ta korr si komb.
Dhimbja, vuajtjet dhe trishtimi i njerezve perfundojne, kur ata i marrin ne duar te veta besimet, ndjenjat, deshirat, vullnetin, dashurine dhe veprimet, qe ta ndryshojn procesin e jetes se tyre dhe nuk presin kote nga tjeret, tua ndryshojn ato procese te pavolitshme , qe u ndodhin gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!