Kah po shkon arsimi ynë kombtar, e ka të kjartë rrugtimin e tij apo nuk e ka
26. 11. 2024
Po shkon apo jo, drejtë formimit të bindjes, besimit dhe shpresës së nxënësve e studentëve tanë, që të jetohet më mirë në vëndëlindje e në atëdhe apo të jetohet jashtë vëndëlindjes e jashtë atëdheut, që tu shërbejnë tjerëve për ta fituar bukën e gojës për ekzistencë.
Bindja, besimi, shpresa, vullneti, dëshira dhe dashuria tek nxënësit e tek studentët tanë, nuk formohet, kurë ata mbesin të pa përgatitur mirë profesionalishtë, moralishtë, kombtarishtë, kurë atyre nuk u ofrohen kushte të barabart për arsim dhe për punsim, sipas profesionit që janë përgatitur gjatë shkollimit.
Gjeneratave tona nuk u rritet as nuk u zhvillohet bindja, besimi, shpresa, vullneti, dëshira e dashuria nga edukimi dhe arsimi ynë i tanishëm, pos që u zvoglohen apo u humbin fare ato, që të jetojnë në vëndlindje apo diku tjetër në atëdhe, mes këtij korrupcioni galopantë, nepotizmi shfrenues në punsim, dhe krimi të arganizuar në ekonomij, shëndetësij, arsim, jurispodencë e ku jo tjetër.
Nuk përballohet dot nga askush prej gjeneratave të reja, ta bëjnë jetën në vëndlindje e diku tjetër në atëdhe, mes këtij depërtimi kolosal euforik, përmendur më lartë, që e ka vërshuar shoqërinë tonë dhe shtetin e saj, pos atyre që janë të privilegjuar nga shteti, përmes lidhjeve familjare, farefisnore, miqësore, kolegiale, partiake, edhe përmes korruptimit, që po ia grryjnë temelet këtij shteti dhe po e varfërojnë skajshmërishtë popullaten e tij.
Nuk mund të ekzistoi kurrfar bindje, besimi, shprese, kurrfar vullneti, dëshire e dashurie, që mund të bëhet një jetë normale në atëdhe, sepse ato ua kanë grryer deri në temel, politikanët tanë që i kishim dhe i kemi në ballë të shtetit, dhe politikbërsit e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe jurispodencës që përvetësuan padrejtësishtë çdo gjë që kishin para vetit, kuptohet me pak përjashtime krahasuar qeverinë e tanishme me qeveritë e më parshme.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!