Ka apo nuk ka gjepura në univerzitetet,institutet dhe akadmitë tona shkencore në trojet shqiptare
31. 10. 2024
Në këto institucione edukativo-arsimore, kulturore e shkencore shqiptare, ka disa gjepura që mundë të vrehen e të kuptohen lehtë në jetën e përditshme organizative të tyre, si:
1. Mungesa e financimit të duhur, ku shumica e këtyre institucioneve të përmendura më lartë, përballen me mungesë të fondeve për kërkime dhe zhvillim, gjë që ndikon shumë në cilësinë e përpjekjeve dhe hulumtimeve shkencore.
2. Posedimi i një infrastrukture të dobët, ku shumica e këtyre institucioneve nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur kërkimin shkencor, si laborator e kabinete të paisura me teknologji moderne, që nevoitet për hulumtime të ndryhme kulturore, historike e shkencore, në lëmij të ndryshme hulumtimi.
3. Mungesa e bashkpunimit të duhuer ndërkombtar, pjesëmarrja në projekte ndërkombtare dhe shkëmbimi i njohurive me institucione tjera jashtë vëndit, shpesh janë të kufizuara.
4. Kualifikimi i stafit akademik nuk ka mundësi të mjaftueshme për të përmirësuar kualifikimet e tyre përmes trajnimeve ose studimeve vazhduse e plotësues.
5. Mungesa e fokusit apo përqëndrimit në kërkimin aplikativ, ku shumica prej këtyre institucioneve përqëndrohen më shumë në mësimdhënie, se sa në kërkimin shkencor, duk e vështirësuar zhvillimin e zgjidhjeve praktike të problemeve aktuale.
Këto janë disa prej gjepurave të shumta, të institucioneve në fjalë, që mund të ndikojn në pengimin e zhvillimit normal të shkencës dhe arsimimit mes shqiptarëve.
Shkenca, kultura dhe arsimimi mes shqiptarëve, ka përjetuar sfida të ndryshme, duke përfshirë cilësinë e mësimdhënjes e mësimnxënjes, duke i përfshirë edhe korikulat e përditësuara shkollore dhe përgatitjen e kuadrit mësimëdhënës. Ende po kemi nevojë të adresohen si duhet këto qështje në fjalë, edhe përkundër përpjekjeve të shumta në reformimin e arsimit, korikulave, teksteve e literaturës shkollëre, edhe përkundës trajnimit të kuadrit mësimor e shumë përpjekje tjera reformuse, të cilat ende nuk po japin rezultate të volitshme mes shqiptarëve dhe gjeneratave të reja studentore.
Po lindë nevojë e madhe të krijohet një sisstem arsimor më efikas, që të përmbush nevojat e studentëve, të përgatiten ata më mirë për kërkest e tregut bashkohorë të punës. Po ashtu, po ndjehet nevojë e madhe të investohet në infrastrukturën shkollore dhe në procesin e teknologjisë moderne, për të përmirësuar procesin organizativ të të mësuarit. Po ndjehet nevojë e madhe që arsimi dhe diplomat univerzitare të garantojnë një bazë të fortë për suksesin e studentëve në mardhënje pune dhe aktivitetet të ndryshme kulturore e shkencore.
Në mes të shqiptarëve ka një qarje të madhe, mes arsimimit e edukimi në aktivitete praktike rreth tregut të punës, që ndikojnë në mundësit e punsimit të të rinjëve të cilëve u mungon përvoja e punës. Për këtë arsye është e rëndësishme, që studentët të përfshihen në aktivitete praktike që tu mundësojnë përvetësim të njohurive të reja, të cilat atyre u mundësojnë të jenë më konkurent në tregun bashkohor të punës. Krahas kësaj edhe notat e studenteve duhet ta kenë një pasqyrë më serioze në përfitimin e aftësitësive dhe shkathtësive qu u kërkohen në tregun e punës. Ka edhe shumë gjepura që gjenden në pejszhin kulturor, edukativ, arsimor e shkencor që meritojnë të eliminohn sa më parë nga aprovimi i tyre, që u ka kaluar afati i përdorimit që ka kohë.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!