Ja si flasin “dashamirët” për kryeministrin e Kosovës, i cili i ka marr mbi 50% të votave nga populli

26. 01. 2024

Edi Rama:

Kryeministër i Shqipërisë, e ka këtë mendim ” brilant” për Kryministrin Albin Kurti, i cili thot: “Albin Kurti është fajtor për krizën në veri të Kosovës”! Këtë mendim “dashamirës” duhet ta analizoi mirë populli i Kosovës , sa është dashamirës e sa është fatkeq për Kosovën, e cila është larë me gjak të bijëve dhe bijave më të mirë të sajë, nëpër dekada e shekuj prej Serbisë pushtuse, fashiste, gjakatare e gjenocidale!

Aleksandër Vuçiq:

Presidenti i Serbisë e ka këtë mendim për Kosovën: ” Kosova shkakton dhunë ndaj serbëve paqësor në veri të Kosovës”! Këtë mendim ta analizoi populli i Kosovës, sa është i sinqertë, i vërtetë e sa është armiqësor për Kosovën dhe popullin e saj, që ta kupton se si mbrohet populli serb nga liderët e vetë edhe kurë është e nevojshme të përdoret gënjeshtra e mashtrimi para opinionit shqiptar dhe atij ndërkombtar!

Ramush Haradinaj:

Ka këtë mendim për Kryministrin Kurti, i cili thot: ” Albin Kurti me sjellje fashiste tenton ta kontrolloi veriun e vëndit”! Popullit i takon ta vlerësoi kët mendim të liderit partiak të AAK, se në cilët muilli e qon ujtë ky mendim “filozofik”, në mullijtë e armiqëve apo për favor të Kosovës?!

Memli Krasniqi:

Ka këtë mendim për kryeministrin Kurti, i cili thot: ” Albin Kurti duhet të mbaj përgjegjësi për dhunën në veri”! Edhe këtë mendim të rokerit muzikor dhe lider i PDK, duhet ta analizoi populli, se kush duhet të mbaj përgjegjësi për dhunën në veri, për sulmin terrorist në Bajnsk dhe për sulmin terorist në kanalin e ujtë të sistemit Ibër-Lepencë, Albin Kuri apo bandat serbe të udhëhequra nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq?!

Lutfi Haziri:

Marionet e Isa Mustafës dhe Lumir Abdigjikut po ashtu marionetë e Mustafës LDK, që ka punuar shumë për Millosheviqin në dëm të Kosovës dhe autonomisë së saj, kreator për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe: Ka kët mendim LUTA për kryministrin Kurti, i cili thotë: ” Albin Kurti shkakton dhunë dhe përdor forcë në veri të Kosovës”! Popullit të kosovës i takon ta thotë fjalën e vetë kush shkaktoi dhunë e gjenocid në Kosovë, Albin Kurti apo Ushtria gjenocidale e Serbisë, së bashku me bandat serbe në veriun e Kosovës?!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje