Imagjinata është njëra ndër aftësitë tona

04. 04. 2025

Pedagogjikisht e Psikologjikisht, Imagjinata definohet njëra ndër aftësitë tona, që na mundëson për të krijuar e për të ndërtruar në vetëdijen tonë figura ose ide të reja, duke i lidhur, ndryshuar ose duke i shndërruar ato në përfytyrime të sendëve, gjërave, ngjarjëve dhe dukurive të ndryshme.

Aftësia imagjintive mundëson tek ne, të zbulojmë diçka të re, në bazë të njohurive të fituara më parë, të cilat na mundësojnë zotësinë për të krijuar, për të zbuluar ose për të shpikur një risi në bazë të njohurive që i kemi grumbulluara gjatë jetës.

Pra , imagjinata jonë është aftësi që na mundëson të krijojmë me mend e logjikë, sepse të gjitha krijimet e reja mbështetur në imagjinatë, janë pjellë e mendjess dhe mendimit si procese psikike të cilat na mundësojnë për të krijuar në vetëdijën tonë figura të reja më të avansuara.

Çdo gjë e re që shpikët nga krijuesit e ndryshëm në lëminë e shkencës, kulturës, artit, muzikës, poezisë, dramës, pikturës e shkencave tjera filozofike, natyrore , gjuhësore, historike etj, mundësohet nga mendja, mendimi, të menduarit, intuita, imagjinata, fantazia, përfytyrimi dhe kujtesa e tyre, që i posedojnë për brënda.

I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje