Fjale shume e pune pak apo aspak, jane bere mode tek ne shqiptaret
Fjalet e medha e punet e vogla na kane sjelle e po na sjellin vetem fukarallak, roberi e pushtim te vazhdueshem ne trojet tona. Sa shume mburremi me fjale te medha e krejtesisht te thata e te mjera duke thëne e duke rrahur gjoks me plote gojen:”Nuk na ka tremb romani as venecioni, nuk na tremb turk sulltani as car Dushani e car Llazari “, e fjale tjera te medha e te zbrazta te kesaje kategorie, edhe pse te gjithe keta pushtues jo vetem qe na kane tremb, por na kane shkaterruar, na kane vrare e masakruar, na kane dhunuar e poshteruar dhe mbi 80% te trojeve tona i kane uzurpuar. Nuk duhet tu besojme fjaleve tona te medha e puneve te vogla, sepse vertete na kane tremb e pushtuar si romani, si venecioni, si bizanti, si turk sulltani e posaqerisht car Dushani e car Llazari, te cilet ishin car se bashku me caret tjer sllavo-ortodoks krishten mbi trojet tona, per gjashte shekuj me radh, qe nga shekulli 8, 9,10,11,12 dhe 13. Po ashtu edhe sote po i mbajne te pushtuara trojet tona dhe po na gjakosin sa here po u teket dhe po zgjerohen drejte asaj copze te Shqiperise qe na ka mbete. Rezultati i pushtimeve te tyre qendron ne dem te trojeve tona, ku më shume se sa 80% i mbajne te pushtuara sllavo-greket ortodokse krishten, e me pak se 20% na kane mbete ne shqiptareve. Nuk eshte mire tu gjasojme deleve, te cilat e pertypin ushqimin te pashqetesuar, edhe kur kasapi ua merr shoqet per rreth tyre.
Lexusi im i dashur, nese nuk munde te ballafaqohemi me forca te ndryshme, qe po na pushtojne dita dites vendin, po na vrasin e po na turturojne, nuk eshte mire nga ana e jone, te pertypemi sikur dele e te qendrojme te heshtur e te pashqetesuar fare, edhe kur na hyn hasmi ne trojet e konaqet tona, per t`naj marr e vrare djemte ma te mire e vashat per rreth nesh, per t`na shkaterruar trojet e pasurine dhe per t`na dhunuar e poshtruar, sepse jeta e dhunuar dhe e poshtruar eshte më e keqe dhe më e veshtire se vdekja. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!