Edukimi dhe arsimimi mesjetar i shqiptareve ishte kryesisht me karakter religjioz e asimilues
Shkollat e hapura ne ate kohe ishin kryekput shkolla me karakter fetar dhe punkte te ndertuara prane kishave, per ta jetesuar sa ma shume misionin e tyre kishtar e politik te rrymave te ndryshme pushtuse greko-sllave. Ne ato shkolla, si mesues sherbenin kleriket fetar me misione te caktura nga qendra te ndryshme kishtare. Ne gjysmen e pare te shekullit 14, kryesisht ne vitin 1346, sundimtari serb Stefan Dushani u shpalle Car i serbeve, grekeve dhe shqiptareve, i cili e intensifikoi me te madhe procesin asimilues sllavo-greko-bizantin te shqiptareve, permes kishave, shkollave dhe represaljeve te ndryshme e te padurueshme, ne dem te popullates. Ne kanunin e Car Dushanit thuhet:” Ne qofte se ndodhe qe ndonje heretik- besimntar jo ortodoks te jetoi mes pravosllaveve, te damkoset me hekur te skuqur ne fytyre dhe te debohet. Ne qofte se dikush gjendet qe i jep strehim edhe ai te demkoset”. Ky ishte synimi i kishave, shkollave dhe politikes se pushtuseve tane greko-sllav mesjetar, siq eshte dhe tani. Pran institucioneve fetare, zune fill edhe shkollat mesjetare, ne te cilat punonin si mesues kleriket qe sherbenin neper kisha, me misione te caktuara, qe te behet sa ma i suksesshem e sa ma i shpejte asimilimi i shqiptareve, permes perhapjes se edukimi e arsimimit religjioz dhe at permes gjuhes greke e serbe. Rreth viteve 1054 kishte filluar nje rivalitet i madh mes kishave katolike te perendimit e kishave ortodokse te lindjes, apo kishave katolike te Romes dhe kishave ortodokse te Bizantit, duke bere perpjekje, qe t`i zgjerojne sa ma shume secila dioqezat e veta. Ne kete rivalitet te pameshirshem, e pesuan me te madhe popullata arberore shqiptare, duke ua rrembyer te drejtat dhe lirite e tyre gjuhesore e kombtare, permes imponimit te gjuhes greke e asaje serbe dhe permes imponimit te besimit ortodoks krishten neper shkolla e neper kisha dhe ne komunikim zyrtar me pushtetaret e asaje kohe, qe te edukohen sa ma shume shqiptaro-arberoret, sipas frymes se besimit ortodoks krishten greko-sllav, ne dem te qeshtjes kombtare te arberoreve. Kete rivalitet mes veti, e nisen fillimisht benediktinet te udhehequr nga Shen Benedikti me liturgji e shkrim latin dhe bazilianet te udhehequr nga Shen Bazili me liturgji bizantine dhe me shkrim grek e sllav. Lexusi im i dashur, kjo ishte ne pika te shkurta e pershkruar gjendja e shkollave, edukimit dhe arsimit mesjetar te shqiptaro-arberoreve, me tendenca absolute asimiluse. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!