E dënojm vetën me mashtrime, nëse mbështetemi në këndvështrime iluzore për të vërtetën
21. 07. 2021- ripostim
Ata që mendojnë, binden, besojnë e formojnë pikepamje dhe veprojnë duke u mbeshtetur mbi kendveshtrimin simpatik, antipatik, mbi kënvështrimin e interesit përsonal, karierist, familjar, miqësor, partiak e këndëvështrime tjera iluzore, e kanë dënuar vetën të jenë sa më largë të vërtetës, të drejtës, humanës, socialës dhe njerëzorës, sepse këndvështrimet në fjalë, jo vetëm që e deformojnë realitetin por edhe hudhin ashkla zjarri dhe përqarje mes njerzëve, familjarëve, grupeve të ndryshme shoqërore, mes një kombi dhe kombeve mes veti, gjatë përpjekjes për të ardhur sa më afër të vërtetës apo për tu larguar qëllimshëm nga e vërteta, për të cilin bëhet fjalë në një moment të caktuar.
Të mbështetësh mbi kënvështrimin simpatik ke më shumë prirje të vështrosh vetëm përparësit e një ngjarje përsonale, familjare apo grupore, vetëm përparësitë ndaj vetëvetës, një përsoni apo grup sosh për të cilët bëhet fjalë. Në të kundërtën nëse mbështetemi mbi kënvështrimin antipatik kemi më shumë prirje ti vërejmë tmetat se sa përparësit e një ngjarje, një përsoni apo shumë sosh. Po kështu ndodhë me deformim të vërtetës së një realiteti të caktuar, edhe nëse mbështetemi mbi kënvështrimin e interesit përsonal, familjar, miqësor, kolegial, partiak dhe nga kënvështrimi iluzor, i gjërave të ndryshme, e përmbysim me kokë të poshtë dhe e deformojmë tersishtë interpretimin real të një realiteti të caktuar.
Me mendime, bindje, besime, pikepamje e veprime të cilat dalin nga këndveshtrimi simpatik, antipatik, nga kënvështrimi i interesave përsonale, karieriste, familjare, farefisnore, miqësore dhe iluziore, nuk mund t`i qojmë proceset përpara e t`i arrijmë dëshirat që ia kemi vuar vetit si qëllim, qoft si individ, si familjar, si institucion, shoqëri, shtet e qoftë si komb, sepse mendimet, bindjen, besimet, pikepamjet dhe veprimet tona që rrjedhin nga këndveshtrimi simpatik, antipatik, e interesave të ndryshme dhe iluzore, e deformojnë tërsishtë të vërtetën kurë bëhet fjalë për një realitet të caktuar.
Ata që arrijnë suksese të vlefshme gjatë jetës, i menagjojnë mirë e drejtë mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet dhe veprimet e veta, duke i liruar ato tërsishte nga e pavërteta që vije përmes këndvështrimeve të cekura më lartë, i lirojnë ato nga frika e pa arsyshme dhe friken e shëndrrojnë në forcë përmes vullnetit, dëshirës, guximit, dashurisë, vendosmërisë dhe përkushtimit, edhe me qmimin e sakrificës, për t`i kapërcyer pengesat që u dalin para gjatë veprimëve me i realizuar dëshirat dhe synimet që ia kanë vuar vetit si obligim.
Të mirat e të kqijat e kesaje bote që na ndodhin gjate jetës, rrënjët i kanë në botën e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve tona.
Gezimi, dashuria, shendeti e lumturia, pasuria e mjaftushme dhe e ndershme, ngritja profesionale, raportet e mira mes njerezve, morali, humanizmi, sukseset e ndryshme gjate jetes dhe gjerat tjera të bukura qe i posedon Univerzi, realizohen permes mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve e veprimeve tona pozitive. Ndërsa të kqijat e kësaj bote rrënjët i kanë në pjesën e negativitetit tonë të botës mendore.
Lexusi im i dashur mendimet, bindjet, besimet, pikepamjet dhe veprimet tona pozitive apo negative qofshin ato, mund t`i dallojme permes ndjenjave tona të këndëshme e të pakëndëshme, të turpshme e krenare, që pasojne fill pas tyre.
Njenjat tona janë udhërrëfysi yne që na bëjnë me dije se në cilin pozicion gjandemi, në pozicionin e pozitivitetit energjik apo në pozicionin e negativitetit. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!