Mosmirënjohësit, arrogantët, gënjeshtarët, egoistët dhe amoralët janë të rrezikshëm për shoqërinë

22. 07. 2023

Atyre që u mungon ndjenja e mirënjohjes ndaj kontributit të tjerëve, mes të cilëve jetojnë e gjallerojnë, atyre që u mungon ndjenja e faljes, tolerancës, mirëkuptimit dhe ndjenja e kontributëdhënjes për vetëvetën, për familjen, për rrethin ku jetojnë dhe për vendin ku punojnë, dëshmojnë kjartë se nuk e kanë të formuar, të gdhendur e të kultivuar, sa e si duhet sistemin e të jetuarit me nderë, me dinjitet, me optimizem, me respekt e me dashuri gjatë jetës mes njerzëve, duke dëshmuar vetën me mosmirënjohje, arrogancë, gënjeshtër, egoizëm e amoralitet.

Mosmirënjohesit, arrogantët, gënjeshtarët, egoistët dhe amoralët njihen kjartë me veprimet e veta destruktive, që sjellin telashe e kokëqarje në familje, në vendin e punës, në rrethin ku jetojnë e veprojnë, duke keqperdor pozitën, profesionin dhe përgjegjësinë që e kanë, në mënyren më banale e më antinjerëzore.

Kjo kategori njerzish jo vetëm që nuk kanë ndjenja të mirëkuptimit, tolerancës, bashkpunimit me tjerët dhe ti falin ata për ndoj gabim të mundshëm e të paqëllimshëm që e bëjnë ndaj tyre, por rebelohen e hakmerren në mënyrën më të egër shtazarake të mundeshme!

Akterët e përmendur më lartë, jo vetëm që nuk kanë ndjenja për të falë e për të mirëkuptuar, por ata nuk kanë ndjenja as për të dhënë kontributin e vetë në rrethin ku jetojnë, por përkundrazi ata zhvatin e shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përpara, të presin në besë, shpiunojnë tek hasmi, bashkpunojnë me hasmin, tregtojnë e bëjnë tugjarllak me pjesë të atdheut e me pasurinë e kombit dhe e shkaterrojnë tërsisht shtetin dhee atedheun ku jetojnë.

Shoqërisë njerëzore që i mungojnë mirenjohësit, falësit, tolerusit, mirëkuptusit, bashkpunusit, të moralshmit dhe kontributëdhënësit, në skenën e sajë politike, institucionale, kulturore, shkencore e fetare, në atë shoqëri mbizoteron korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar politik, ekonomik, shendetesor, juridik , arsimor, kulturor e fetar dhe mbizotronë përqarja, hasmëria dhe vëllavrasja. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje