”Nuk na ka tremb romani as venecioni, as turk sulltani, as car Dushani e car Llazari “

24. 07. 2018- ripostim

Këto fjalë të thëna e të cituara shpeshëherë përmes vargjeve të ndryshme poetike e historike e përmes këngeve, janë fjalë mburrje e vetëmashtrimi dhe shumë fjalë tjera të zbrazta si këto, mbushur përplotë mburrje e krenari të rrejshme, përmes të cilave rrahin gjoks në të thatë mendjemdhejtë e mendjelehtët, edhe pse të gjithë pushtuesit tanë të vjetër e të rinjë, jo vetëm që na kanë tremb e po na trembin, por na kanë shkaterruar, na kanë vrarë e masakruar!

Na kanë dhunuar e poshtëruar, na kanë përqarë e coptuar, na kanë përzënë me dhunë, na kanë djegë e shkrumuar shtëpi e kafshë të gjalla dhe njerzë poashtu, e na kanë hudhë për sëgjalli nëpër puse dhe mbi 80% të trojeve tona i kanë pushtuar dhe po na gjakosin sa here po u tekët që të zgjerohen sistematikisht drejtë asaj copze të Shqipërisë së mjerë që na ka mbetë!

Miku im poeti i shquar Tahir Bezhani, me thonte në një koment rreth shkrimeve të mia të kësaj natyre: “E drejta kurë thuhet, shpeshëherë të dhemb, por duhet edhe të mbush mend. Na kurrë nuk u mbushem mend as kur e pësuem rëndë. Edhe pas kësaj luftës së fundit, kinse u çliruam, desh shpuan gjoksat disa „gjeneralë“ me mburrje se çliruam vendin… Ja se si po na vijnë punët me këta mburraveca…! Ti je idol i realitetit mësuesi Isë. Rrespekt qëndrimëve tuaja intelektuale e njerezore”!

Edhe nëse nuk mund të ballafaqohemi me forcat e ndryshme pushtuse, që po synojnë sistematikishtë të na pushtojnë vendin, të na burgosin, turturojnë, vrasin e të na përzënë dhunshëm nga trojet tona që të mbesin ato pa shqiptar dhe ti kolonizojnë me kolon serbo-malazezë, maqedono-bullgar dhe me grekë, nuk është aspak mirë nga ana e jonë, të përtypemi sikur dele e të qëndrojmë të heshtur e e duarë kryq, siq përypen delet para kasapit!

Nuk është mirë të përtypemi si delet para kasapit, edhe në ato momente kurë na hyn hasmi në trojet e konaqet tona, edhe kurë naj turturon, poshtronë djem e vajza, gra e burra dhe naj vretë para syve tanë e na përzen nga shtëpitë tona, duke na dhunuar e poshtruar, sepse jeta e dhunuar dhe e poshtruar është më e keqe dhe më e vështirë se vdekja. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje