Heshtja para veprimeve të kqija për një popull është ligësi e madhe

26. 07. 2023

Derisa gjejnë përkrahje në mesin e shoqërisë sonë dinakët, egoistët, cinikët, hipokritët, arrogantët, të pabesët, të korruptuarit, nepotistët, zhvatësit, organizatorët e krimeve të ndryshme në ekonomij, shëndetësi, arsim, drejtësi e gjetiu. Derisa të heshtim dhe qëndrojmë duarkryq para veprave të ndyra, kriminale, antikombtare, amorale, korruptive e tradhtisë së akterëve të ndryshëm, jo vetëm që nuk do t`i zgjidhim kurrë problemet tona kombtare dhe problemet e ndryshme të brendëshme organizative , por përkundrazi edhe mëtej do të thellohen, përhapen dhe do të përkeqësohen ato!

Nuk zgjidhen propblemet tona përsonale, familjare, institucionale, politike, fetare, kulturore, historike, shkencore, shtetnore dhe kombëtare, me përkrahjen e përsonaliteteve politike, intelektuale fetare, të cilët janë dëshmuar me vesin e dinakerisë, cinizmit, hipokrizisë, arrogancës, egoizmit dhe tradhtisë, përkundrazi ato rriten e shumohen në saje të veprimtarise së tipave mbushur përplotë me vese e t’meta nga më të ndryshmet e nga më të ultat, nëse vazhdojmë ti përkrahim e ti vejmë në ballë përmes votës sonë.

Me këtë nivel të paekuilibruar njerëzor të disa politikanëve, intelektualëve e klerikëve fetarë, të cilët më shumë i marrim sesa i japin shoqërisë sonë, më shumë shkatërrojnë se sa e ndërtojnë vëndin dhe nuk janë aspak mirënjohës që marrin gjatë jetës më shumë nga tjerët, se sa u japin atyre, duke mbizotruar lakmia e shëmtuar, egoizmi i pasocializuar, mos respekti i përgjegjsive të marrura në vendin e punës, në udhëheqjen e një institucioni ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, kulturos, shkencor e fetar, nuk pritet asgjë e mië nga ta.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje