Armiqësia me Serbinë ka filluar që nga koha e car Dushanit, car Llazarit e carve tjere serbo-sllav

28. 07. 2023

Akterët e armiqësisë serbo-sllave e greke i kanë bërë kërditë ndaj popullatës ilire, arbërore e asajë shqiptare, duke filluar nga fillim shekulli i tetë e deri ne ditet e sotit, pa heq dorë për asnjë qast prej krimeve të veta dhe nuk kanë të ndalur krimet e agresioni i tyre. Edhe pse kishte shumë herë dialog mes Serbosllavëve e grekëve, përpjekjet ishin të kota që dialogu të përfundoi në favor të viktimës shqiptare dhe paraardhësve të tyre arbëror e iliro-pellazg, siq jane edhe sotë ka bëhen bisedime duke përfunduar në dëm të shqiptarëve e në favor të xhelatëve të tyre serbo-sllav e grekë me ndihmën e europës plakë e shelafe!

Miqtë ndërkombtar të Serbisë, siq është Rusia, Kina dhe Europa, për asnjë periudhë historike nuk kanë treguar veprim të paanshëm mes serbo-sllavëve e grekëve dhe mes shqiptarëve, duke vepruar skajshmërisht në dëm të shqiptarëve e në favor të serbo-sllavëve e grekëve, duke i shpërblyer ata me tokat tona, edhe pse na vrisnin, na përzinin me dhunë nga trojet e shtëpitë tona, na dhunonin e na poshtronin para syve të botës!

Këta miqë ndërkombtar të Serbisë, janë armiqë të Kosovës, të Shqipërisë e të shqiptarëve në përgjithësi apo jo?! Borel e Lajçak përfaqësues të Europës, ambasadori Hill në Beograd, përfaqsuesi amerikan Grenell dhe Eskobar po punojnë për favore të Kosovës apo për favore të Serbisë?!

Miqtë ndërkombtar të Kosovës nuk punojnë kurrë në dëm të sajë e për favore të serbo-sllavëve e grekëve! Nëse qëndron ky konstatim, pas cilëve miqë po fshihet opozita kosovare, me Memli Krasniqin, me Amir Abdigjikun, me Ramush Haradinajn në ballë dhe me do klinca që i ka çitë populli në opsajt përmes votës së vetë?!

Mos ndoshta pas atyre miqëve ndërkombtar amerikano- britanez e gjerman që e bombarduan Serbinë dhe na shpëtuan nga kasaphanja e Millosheviqit, që digjte e piqte dhe shkatrronte e plaqktitëte çdo gjë që gjente përpara në trojet e Kosovës, apo pas atyre “miqëve” që po e favorizojnë Serbin e serbët në dëm të qështjes sonë kombtare, me tendencën e ndarjes së veriut të Kosovës, Liqenit të Ujmanit dhe Gjigantit Trepça, për ta pamundësuar ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe popullatës së sajë, sipas apetiteve të Serbisë e Rusisë?!

Që nga mbreteria serbe me car Dushanin, car Llazarin e carët tjerë serbo-sllav, në fillim të shekullit të 8 e këtej, që nga Serbija e parë e deri të e dyta, që nga Jugosllavia titiste e deri të Serbia millosheviqiane dhe Serbija e pasuseve të Millosheviqit, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan e po na detyrojnë të bashkëjetojmë me xhelatët tanë sllav e grek dhe ti stimulëjmë prap ata me tokat e pasuritë tona toksore e mbitoksore!

Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë, Rusia dhe Kina e deri të Europa e ditëve të sotme sëbashku me Borellët, Lajçakët, hillët, grfenellët dhe esko-barët, që po e detyrojnë viktimen shqiptare të lëshoj pe, në dëm të vetin e në favor te xhelateve serb, malazez, maqedon dhe atyre grek, duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy e tri herë brenda një shekulli!

Dietarët kanë thënë: “Ata që nuk mësojnë nga fatkeqësitë, u përseriten prapë ato”!

Është e pamundeshme të mos e akuzosh dhe të mos e urrejsh ate që ka ushtruar dhunë, vrasje e gjenocid ndaj teje në mënyrë sistematike, pos nëse je tradhtar! Mekati më i madh është atëherë kurë nuk mësojmë prej gabimeve tona që naj kanë sjellë fatkeqësitë, u besojmë të pabesëve që na kanë ra thikë pas shpine, na komndon lakmia e qoroditur e cila po na bënë horë para botës, nuk i shuajmë ndasitë partiake e religjioze mes njëri tjetrit dhe nuk e heqim vesin e urrejtjes, kundershtimit e hasmërisë mes veti.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje