Pa e pastruar vetëvetën nuk pastrohet ambienti natyror dhe ai shoqeror nga ndotjet

29. 07. 2015- ripostim

Të gjitha problemet që po i ndodhin botës natyrore dhe asaj shoqërore, botës përsonale, familjare e kombetare, janë pasojë e mënyrës së mendimëve, bindjëve, besimëve, pikëpamjëve e mënyrës së sjeljeve tona të ndotura.

Fatkeqësite e mëdha natyrore, luftrat e pergjakshme në mes njerëzeve, numri gjithnjë e më i madh i të pa strehëve mbi kokë, vdekshmëria e madhe e njerëzve nga smundjet e ndryshme e nga varferia, deficitet e shumta buxhetore, shkaterrimi i ekosistemëve, vrasjet kriminale, trafikimi i qenjëve njerëzore, drogimi me substanca narkotike, trafikimi i droges dhe prostitucioni, janë pasoj e ndotjeve tona shpirtërore, emocionale dhe intelektuale, që po na qojnë drejtë shkatërrimit të kësaj bote.

Papunësia, korrupcioni, uzurpimi dhe keqpërdorimi i pasurisë shoqerore e kombetare, nepotizmi në punsim, krimi i organizuar në fusha të ndryshme jetësore, ndarja mbi baza fetare, politike regjionale e ndarja mbi baza kombetare dhe shumë e shumë dukuri tjera negative që na qojnë drejtë shkatërrimit të kësaj bote, janë pasojë e ambientit tonë të ndotur shpirtnor, intelektual, emocional dhe pasoj e mënyrës se sjelljeve tona të ndotura.

Derisa ta kuptojmë secili prej nesh, se në radhë të parë duhet pastruar, filtruar, ndriquar e përsosur ambientin tonë shpirtëror, intelektual, emocional, social, human, moral, kombtar e njerëzor, duke u fokusuar në këtë drejtim të na ndihmojnë edhe familja, shkolla, rrethi shoqëror, literatura, mjetet e informacionit, revistat dhe rrjetet sociale, do të jenë të kota përpjekjet tona ta pastrojmë ambientin natyror, shoqëror dhe atë kombtar!

Derisa shumica nuk ia imponon pakicës të pastrohet sa më parë nga dryshket e veta, do ta pësojmë edhe më shumë ndotjen dhe shkaterrimin e ambientit personal, profesional, familjar, institucional, natyror, shoqëror, human, social, moral kombëtar e njerëzor, në mënyre zingjirore duke ndikuar njëra palë në tjetrën.

Edhe natyra, edhe shoqëria, edhe shtetet, edhe institucionet, edhe kombet, edhe familjet dhe individët, kanë ra në pikë të hallit dhe në gazep të madh, nga sjelljet e ndotura e shkatërruse të njerëzve të kësaje bote.

Ka ardhë momenti i fundit që të shpëtojmë nga ndotjet tona shpirtnore, intelektuale dhe emocionale, që secili prej nesh të merr iniciativë dhe përgjegjësi përsonale, që ta pastroj ambientin e vetë shpirtnor, emocional e intelektual, brenda mundësive nga ndotjet e ndryshme që naj sjellë mënyra e të jetuarit tonë, si rezultat i mënyrës së mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe sjelljeve tona. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje