Pati apo jo përpjekje që shteti i Kosovës të mos ekzistoi në emër të “bashkimit” me Shqipërinë?

Agjensia e lajmeve IBNA, pyet profesorin e njohur të historisë BUXHOVIN: A mund të involvohet edhe Shqipëria në arritjen e një marrveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë?

30. 07. 2019- ripostim

“Shqipëria nuk mund të involvohet në marrëveshje mbi konceptin e Ramës, që shteti i Kosovës të sakrifikohet në emër të “bashkimit” me Shqipërinë, që disa komuna t’i bashkohen Shqipërisë e të tjerat Serbisë. Po e ritheksoj edhe një herë: Tirana duhet të mbështesë sovranitetin shtetëror të Kosovës, pa u përzie në pazaret me Beogradin. Tirana zyrtare duhet ta dijë se formula e bashkimit kombëtar, që po përdoret me folklorizëm, duhet të zëvendësohet me unionin e mundshëm të dy shteteve shqiptare në Ballkan, si shprehje e vullnetit demokratik të të dy shteteve dhe në përputhje me interesat e BE-së, SHBA-ve dhe NATO-s dhe assesi ndryshe”, J. BUXHOVI.

Ky është një leksion i mirë për Kryeministrin e Shqiperisë Edi Rama, për Baton Haxhiun që karrabëthet me propagandë në favor të kësaj inisiative përmes TV Klan Kosova, duke e bindur edhe presidentin HashimThaqi, që të jetësohet ndarja e Kosovës mes Shqipërisë e Beogradit! Ky është një leksion i mirë edhe për misionarët shqiptar të paqës, në Shqipëri e në Kosovë, që po i shërbejnë politikës defanzive të Kryeminstrit Rama, në dëm të teritoreve të Kosovës dhe në dëmë të shtetësisë së sajë!

Heshtja ndaj synimeve kontrabanduse me teritor të vendit dhe me asetet e pasurise kombtare qe po i synojne trradhtaret se bashku me fqinjët tane pushtus, ne emer te “bashkimit” të disa komunave me Shqipërin, është vetëvrasje për Kosovën, shtetin dhe popullin e sajë . Keto synime djallëzore duhet shafitur për toke me të gjitha mjetet, nëse nuk deshirojmë të na cungohen edhe metej pjesë të trojeve tona, siq nau kane cunguar përherë nëpër dekada e shekuj, falë matrapazëve të atdheut. Pjestë tona të atdherut që kanë mbetë nën qizmen e fqinjëve tanë pushtues, duhet rimarr e jo të japim edhe pjese tjera. Dhënja e pjesëve tjera të atdheut tonë është e barabart me një tradhti të kulluar kombtare. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje