Nuk reflektohen vlerat tona përmes fjalëve demagogjike por përmes veprave
2. 08. 2023
Nuk ka krenari më të madhe, se sa ti reflektosh vlerat tua përmes veprave praktikikisht. Po ashtu nuk ka shëmti më të neveritshme e turp më të madh kurë praktikishtë dëshmohesh me antivlera, edhe përkundër fjalëve demagogjike që fshihesh pas tyre si një përson i vlefshëm.
Madhështitë, i bënë përsoni i madhërishëm, shëmtitë përsoni i shëmtuar . Këta dy përsona gjendën brenda nesh, nëse japim përparësi, përkrahje, vlersim e mirënjohje përsonit të vlefshëm, ai përson do të na komandoi gjatë jetës. Po ashtu do të na ndodh, nëse e përkrahim përsonin e pavlefshëm brenda nesh, ai do të na komandoi.
Brenda shumicës së politikanëve tanë bëjnë pjesë shumë përsona në botën e tyre shpirtërore, emocionale, intelektuala, morale, sociale, humane, kombtare e njerëzore, pos përsonit të madhërishëm e të vlefshëm, sepse këta i kanë dhënë përparësi, përkrahje, vlerësim, e mirënjohje shumë përsonave brenda vetës, nga të cilët edhe komandohen barbarishtë e me arrogancë, si përson i shëmtuar i korruptuar i pandershëm i kriminalizuar, vrastar, lakmitar dhe si tradhtar.
Politikanëve tanë është vështirë tu besosh, sepse shumica prej tyre, të mos them të gjithë janë përsonalitete të shumfishta, ku bëjnë pjesë brenda tyre djalli e i biri e djallit, bënë pjesë sfinga e gjallë gjysëm njeri e gjysëm kali, gjysëm peshkaqen e gjysëm balenë, sa që nuk ka mundësi njeriu tu besoi, janë shqiptar apo baloza të zi! Fjalët e tyre nuk përputhen kurrësesi me sjelljet, që i bëjnë gjatë jetës. Fjalët që i thojnë ata, janë maska të zbukuruara mirë, për mashtrimin e tjerëve dhe për ta maskuar shumfishin e përsonalitetit të vetë para publikut.
Është e madhërishme dhe vlerë e madhe ta shprehish praktikishtë vetën se kush je, përmes punës e djersës së ballit, përmes dijës e nderit, përmes mirënjohjes, respektit e dashurisë ndaj tjerëve, përmes drejtësisë e humanizmit, përmes besës, moralit, atëdhedashurisë dhe përmes vullnetit, guximit e sakrificës për liri e për atëdhe. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!