Kush duhet ta shtrijë dorën e pajtimit, Sërbija si xhelat i shqiptarëve apo Kosova si viktimë e sajë
3. 08. 2018- ripostim
Edhe pas shumë tragjedive që naj sollën gjakatarët serbë, prapë po na dalin në sipërfaqe shqipfolës, që janë të gatshëm për ripërtëritjën e “kumbarisë” me gjakatarët e Serbisë, duke propozuar “traktate paqeje” në dëm të popullit të Kosovës, në dëm të teritorit të saj dhe në dëm të organizimit të brendshëm të shtetit, në kundërshtim me vullnetin e popullit!
Ata që sot po vrapojnë pas një “kumbarie” të re, si pala dialoguse e Kosovës, disa mjete të Informacionit”, disa analistë politik, dhe disa biznismen, vazal të kësaj kumarie me vrasësit tanë, me dhunusit e femrave shqiptare, nuk i kanë zëmrat e përvëluara nga terrori e gjenocidi serb, por janë profiter të luftës çlirimtare, të cilët u pasuruan para luftës, në luftë dhe pas saj, të cilët u bënë multimilioner duke i tradhtuar idealet e dëshmorëve dhe të rënëve për të ardhmën e kombit shqiptar, jasht “bashkëjetesës” e jashtë kumarisë, me serbët e me Sërbinë.
Normalizimi i mardhënjëve Kosovë-Sërbi, pa përmbushjen e asnjë kushti nga ana e Serbise ndaj Kosovës, jo vetëm që është anti njerëzore, anti humane e anti civilizuse, por është edhe tradhti kombëtare nga ana e politikanëve tanë, nga ana e palës dialoguse, nga ana e mjeteve të informacionit, analistëve politik dhe nga ana e biznismenëve, marioneta të shitura për pak pare të pista, të cilët po lëshojnë pe ndaj xhelatit të shqiptarëve, ndaj Serbisë fashiste.
Veprimi i politikanëve tanë të vërbuar, palës dialoguse, veprimi i mjeteve të informacionit, sidoms Klan Kosova, veprimi i analistëve politik të pa aftë fare dhe veprimi i disa biznismenëve të harlisur pas përfitimeve prrallore, pa kurrfar merit në dëm të Kosovës, shtetit të sajë dhe në dëm të interesave tona kombtare, në raport me Serbinë e fqinjët tanë pushtues, lënë pak për të shpresuar, të mos hem aspak për një paqë të qëndrueshme në rajon, për shkak se shqiptarët nuk e dëshirojnë më një “bashkjetesë” të nështruar e poshtruar me serbët, malazezët, maqedonët dhe me grekët!
Kjo dukuri e politike vëndore shqiptare dhe ajo ndërkombtare, nuk ka të bëj fare me drejtësinë, me humanizmin, por më tepër ka të bëj me shperblimin që po i bëhet shtetit gjakatar Serbë, ka të bëj me amnistimin e krimëve e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë Serbia fashiste dhe ka të bëj me synimin që t`i shpërblej fqinjët tanë me teritore tjera të Kosovës, edhe përkundër gjakderdhjeve të mëdha që ua shkaktuan shqiptarëve fqinjët tanë serbo-sllav e grekë, sidomos Serbia dhe Greqia, pa i harruar edhe malazezët e maqedonët për krimet e tyre.
Marrëveshjet eventuale mes xhelatit e viktimës, nuk paraqesin kurrfarë zgjidhje të problemit serbo-shqiptar, perpos barazimit të viktimës me xhelatin, duke lënë të hapur derën e konflikteve të reja serbo-greko-sllave me shqiptarët!
Këto gabime tragjike do t’i vuajnë pas një kohe të shkurtë gjeneratat e ardhshme të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, duke u përballë prap me dhunën e terrorin serbomadh dhe hegjemonizmin greko-sllav.
Shtrirja gjeografike e Serbisë së sotme në shtetin e Kosovës, i gjason “Rripit te Gazës” mes trojeve shqiptare, i cili nesër jo vetëm që do të prodhojë konflikte ndëretnike mes serbëve e shqiptarëve, por do ta bëjë të pa mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Nën “petkun” fetar, u fuqizuan, po fuqizohen dhe po sllavizohen ish kishat e Manastiret e shqiptarëve ortodoks nga serbët, sllavët e nga grekët në ballkan. Po ashtu në emër të këtyre kishave po grabiten tokat e shqiptarëve nga ana e popadikave serbe, duke e legalizuar sistematikisht nocionin “Kosovo i Metohija” para bashkësisë ndërkombëtare.
Vetem Manastiri i Deçanit ka zapuar mbi 70 hektarë tokë të komunës së deçanasëve dhe toka private të shqiptarëve me bekimin e gjykatës së Kosovës e politikanëve të saj dhe nën patronatin e UNESCOS, përkrahur padrerjtësisht palën sllave e greke nga ndërkombtarët, Europa plakë. SHBAë Mos te flasim për kishat e manastiret tjera në Kosovë, të uzurpuara padrejtësisht e të sllavizuar nga serbët, që synim e kanë sëbashku me politikën serbe ta dërmitin e ta devalvojnë shtetin e Kosovës!
Përderisa politkanët e Kosovës po bëjnë “luftë” mes veti për pushtet në këtë gjysëm shtet, Serbia po përkujdesët për shtrirjen gjeografike dhe gjeopolitike të saje në Kosovë. Serbët e Kosovës, në saje të politikës së verbët shqiptare, me ndihmen e Serbisë dhe perkrahjen e nderkombtarëve, si asnjëherë më parë, e kanë të drejtën e “Vetos” në Kuvendin e Kosovës dhe janë bërë hisetarë në të gjitha asetët kombëtare të shtetit, të cilin nuk e njohin dhe nuk e pranojnë si shtet të tyre! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!