Dialogu mes Kosovës e Serbisë në Bruksel me pasoja të mëdha për ne

05. 08. 2018- ripostim

Dialogu në fjalë me Serbinë, i filluar si “teknik” në Bruksel, dalëngadalë Qeverinë e Kosovës e futi në një qorr sokak, duke e shnderruar dialogun teknik në dialog të nxehtë politik me xhelatin e Ballkanit, posaqerisht me gjelatin e shqiptarëve e ashtuquajtura Serbi fashiste, i cili vështirë se do të përfundoi pa pasoja tragjike për vendin e për shqiptaret!

Serbia në fjalë përmes dialogut me Kosovën, ka avancuar me hapa të shpejtë drejtë anëtarësimit në BE, kurse në anën tjetër ajo Kosovës i ka dizajnuar se bashku me Europën ndarjen territoriale përmes të ashtuquajturit “Asociacion” i komunave me shumicë serbe dhe përmes ekstra teritorit në favor të kishave ortodokse shqiptare të uzurpuara me dhunë prej shqiptarëve ortodoks nga bandat serbe, me rastin e pushtimit të Kosovës nga Serbia gjenocidale.

Pala serbe dialog pas dialogu me palën kosovare, po e imponon shtrirjen e agresionit të saj politik, përmes bandave të ndryshme serbe, mbi shtetin e Kosovës në pjesën e veriut të saj. Raundi final i bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, sipas të gjitha gjasave mundet me rezultuar me ndarjen finale, gjegjësisht me humbjen përfundimtare të pjesës veriore të Kosovës dhe humbjen e dy asetëve kombtare strategjike të shtetit Kosovar,Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit!

Nese e humbim veriun e Kosoves ne dialog me Serbinë, pasojat do të jenë të pariparueshme për Republikën tonë, sepse në të gjitha komunat serbe në brendi të Kosovës, në vend të mbishkrimit “Republika e Kosovës”, po legjitimohen ditaditës mbishkrimet e vendosura të Republikës së Serbisë, madje edhe në çirilicë, me të gjitha simbolet e shtetit serb, mbushu me flamuj të saj cep më cep veriun e Kosovës, posaqërisht në komunat me shumicë serbe, pa asnjë mbishkrim apo simbol të shtetit të Kosovës, duke shkaktuar edhe një prerje tjetër cezariane të territorit që i takon shtetit kosovar ligjërisht, moralisht e politikisht, i cili është fituar me luftë e gjakderdhje të mëdha nga populli shqiptar!

Në fund të gjitha këtyre “marifeteve” qe ndodhen e do të ndodhin mes qeveritarëve tanë e atyre serb, popullatës shqiptare do t`i mbetët të përgatitet prap si më parë, për të papriturat tjera nga pasojat e këtij dialogu, i cili do të prodhojë destabilitet e pasiguri totale per shqiptaret ne ballkan. Ngase, pas perfundimit të dialogut dhe finalizimit të marrëveshjes së Brukselit, strukturat kriminale të shtetit serb do të veprojnë lirshëm e të papenguar nga askush në territorin e veriut të Kosovës, për ta aneksuar atë pjesë, me ia bashkangjit Serbisë.

Policia e Kosovës, do të jet ajo që do të sfidohet përherë nga këto struktura paralele e kriminale, të cilat do të inskenojnë përmes genjeshtrave e shpifjeve si modalitet i sllav, pasigurinë e tyre nga “sulmet” gjaja të shqiptarëve, për të kërkuar kthimin e forcave policore serbe në këtë pjesë.

Veprimi i strukturave kriminale serbe, do të jetë një motiv shtesë për qëndrimin edhe për një kohë të gjatë të ushtarakëve ndërkombëtar, KFOR e EULEKS në vendin tonë, të cilët haptas po i favorizojnë e po i trimërojnë strukturt paralele në fjalë.

Lexusi im i dashur, tradhëtia e vendit nga politikanët tanë dhe tradhtia e idealit të dëshmoreve, në mënyrën më primitive nga ata. Shitja e pjesëve të atdheut dhe shkelja mbi gjakun e amanetin e çlirimtarëve, mbi gjakun e afër 15 mijë shqiptarëve, viktima të pafajshme të luftës së fundit në Kosovë dhe shkelja mbi moralin e dhunimit të 20 mij femrave shqiptare, në mënyrë “moderne”, janë dyfishi i tradhtisë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje