Nuk ka nevoje Kosova prap për gjakderdhje nga një luftë e mundëshme civile mes nesh

06. 08. 2023

Mjaftë e kanë përgjakur Kosovën nëpër shekuj e dekada fqinjët tanë pushtues dhe nuk po heqin dorë edhe tani, ta përgjakun dhe tia nxjerrin zemër e mushkeri nga trupi i sajë i dërmitur dhe i pergjakur nga plagët e shumta të luftrave. Athu deri këtu ka ardhë gjendja e mjerë shpirtnore, emocionale, intelektuale dhe motivuse e politikanëve tanë dhe militantëve të tyre, që ta përgjakun Kosovën, edhe njëherë me një luftë civile, njëjtë si pushtuesit e sajë të parreshtur, të cilët e ropën, e shnukën, e dogjën, e prenë e dhunuan, e poshtruan dhe e shkatërruan për së gjalli, siq e zhvatën edhe politikanët tanë për dy dkada me radhë dhe prap po synojnë ta hedhin të njëjtën valle mbi supet e saj të dërmitur e të përgjakur nga armiqtë e vetë ?!

Mos po me duket mua gabimishtë, apo vërtetë jemi bërë e po bëhemi gazi botës duke dëshmuar para sajë dhe para miqëve tanë ndërkombtarë e para armiqëve, se vërtetë jemi shkatërrues të shtetit e jo themelues dhe mbrojtës të tij! Ky zhgënjim përsonal që po e demonstroi përmes mendimeve, bindjeve, pikëpamjeve e qëndrimeve të mia, ndaj realitetit tone të hidhur politik, kulturor, shkencor, arsimor, shëndetësor, ekonomik dhe juridik, a është rrjedhë e përceptimeve reale apo e përceptimeve iluzore, që e përmbysin me kokë të poshtë interpretimin tim të realiutetit i cili po përshkruhej përmes mendimeve të mia përsonale, rreth raporteve tona mes nesh dhe rreth dukurisë së përqarjeve, hasmërive, kundërshtimeve, kacafytjeve, përleshjeve e vrasjeve po ashtu mes nesh mbi baza politike e regjionale?

Është përceptim real apo iluzor i imi, që po me qonë drejtë zhgënimit të thellë e drejtë revoltës, dominimi partiak i nepotizmit në punsim që e ka pruar gjendjen deri aty, sa të hudhen në shporten e plehrave diplomat, titujt e gradat shkencore dhe specializimet e trajnimet e ndryshme profesionale, që si merr para sysh far nepotizmi i qmendur gjatë punësimit duke i favorizuar vetëm militantet e vet partiak dhe familjarët , farefisin dhe miqtë e ndryshëm! Përhapja e korrupcionit në të gjitha poret e jetës në Kosovë, krimi i organizuar dhe i politizuar në politikë, në kulturë, në shkencë dhe rreth emrimit të kuadrave nëpër poste të ndryshme në fushën e ekonomis, shëndetësisë, arsimit dhe drejtësisë?

Është përceptim real apo iluzor i imi, që po më qonë drejtë zhgënjimit dhe revoltës përceptimi i kapjes së shtetit, gjykatave, prokurororive dhe administratës shtetnore. Përceptimi i tradhtisë që po i bëhet shtetit e popullit përmes disa mjetëve të informacionit që u shërbejnë qarqeve të ndryshme propagandistike antishqiptare, si TV KLAN i Kosovës, duke u shërbyer përqarjeve e hasmërive mes nesh, së bashku me disa analistë politik që janë ra viktimë e këtyre qarqeve negative propagantistike antishqiptare, për pak pare të pista, për të dëshmuar varfërinë e tradhtinë e vetë të programuar në kokën e tyre!

Si në Kosovë e si në Shqipëri, i ekmi punët për mrekulli, apo si është më keq e si është më zi?! Luje vallen luje Kosova jonë martire dhe ti mëmë Shqipëri, sëbashku me politikanët tuaj, që të kanë pruar në këtë gjendje, mbushur plotë gëzim e lumturi! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje