Duhet mësuar t’i vëjmë në diskutim vlerat e rregullave të botës ku jetojmë

17. 10. 2024

Gjatë rritës sonë, gjatë edukimit e shkollimit na thonin: ” Bota është ashtu s’iq është dhe jeta, duhet jetuar brenda botës. Përpiquni të keni një jetë të bukur familjare, të argtoheni, të kurseni para. Kjo është një jetë e kufizuar. Vazhdojnë edhe një mori thënjesh e porosi se si duhet, ne të veprojmë gjatë jetës”. Por sipas Stiv Xhobsit: ” Jeta mundë të zgjërohet më shumë, kurë zbuloni se çdo gjë rreth jush, që ju e quani jetë, është ndërtuar nga njerzë jo më të zgjuar se ju dhe ju mund ta ndryshoni atë. Ju mund të ndikoni mbi të… Sa po ta mësoni këtë, kurrë nuk do të jeni më të njëjtët”

Gjatë kohës kur unë rritesha, edukohesha në familje, edukohësha e arsimohësha në shkollë, prindërit e familjarëtë e gjërë, farefisi, edukatorët dhe mësimdhënësit, që ta promovonin idenë e rritjes dhe zhvillimit më të mirë, gjatë edukimit dhe arsimimit, na preferonin, se ata që janë të zgjuar e talent, zgjedhin të studjojnë inxhinjeri, avokaturë dhe mjekësi, tjerët janë të detyruar të marrin çka u mbetet, duke i nënvlerësuar gabimisht profesionet tjera mëse të nevojshme për shqoqërinë, mes të cilës jetojmë, të cilat profesione kanë mundësi të njëjta të ofrojnë kushte të volitshme gjatë jetës, nëse merremi me to shpirtërish e mençurisht.

Nëse jo, asnjë profesion nuk ka vlerë vetëvetiu. Duhet punë, përkushtim, vullnet, dëshirë e dashuri, të japin fryte e vlera të rëndësishme profesionet e ndryshme gjatë jetës. Këtë e ka dëshmuar koha. Secili profesion me të cilin merremi, duhet t’ia vëjmë në diskutim vlerat e rregullave të tij, për të kuptuar prezencën e vlefshmërisë së rregullave që dalin nga ai profesion. Për të kuptuar se u ka skaduar koha e përdorimit apo jo, e atyre rrgullave që i përdorim gjatë jetës, për ti realizuar synimet tona që ia kemi vuar vetit ti realizojmë dhe ti jetësojmë në jetën e pejsazhit tonë kulturor, shkencor, historik, human, moral, social e kombtar.

Rregullave që u ka skaduar afati i përdorimit, duhet larguar sa më par nga pejsazhi ynë kulturor, rregullave që su ka skaduar afati i përdorimit, vazhdohet përdorimi i tyre.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje